Futboll Premier League

Arsenal, Aubameyang premton: Ky ishte vetëm fillimi…

Pierre-Emerick Aubameyang e kurorëzoi me gol debutimin e tij me Arsenal-in në Premier League. Ndërkombëtari gabonez deklaron se ky është vetëm fillimi dhe premton se do të bëjë akoma më shumë për “Topçinjtë”.

Pak ditë më parë 28-vjeçari u transferua për 55 milionë sterlina nga Dortmund-i te klubi i Londrës nga i cili u largua Olivier Giroud te Chelsea (£18m).

Trajneri Arsene Wenger nuk hezitoi, por e përfshiu menjëherë ish-sulmuesin verdhezi në XI-en titullare të “Topçinjve” për sfidën e fituar 5-1 ndaj Everton-it, duke lënë në stol blerjen e verës Alexandre Lacazette (£52m).

“Sigurisht që jam i lumtur. E fituam ndeshjen që në pjesën e parë dhe jemi të gjithë të gëzuar. A do të japë më shumë për skuadrën? Besoj se po”, u shpreh Aubameyang për faqen zyrtare të klubit.

Dy transferimet e dimrit, Aubameyang dhe Mkhitaryan (3 asist) dhuruan një debutim mbresëlënës në “Emirates Stadium” dhe trajneri Wenger mendon se ata ndihen që tani si në shtëpinë e tyre tek Arsenal-i.

“Të dy lojtarët erdhën në janar, por ata duken sikur kanë luajtur gjithmonë me ne, kanë të njëjtën zhdërvjelltësi, të njëjtat aftësi teknike”, u shpreh francezi pas ndeshjes.

Aubameyang mbërriti në Londër pas një fillimi me nivel me Dortmund-in në 2017-18, ku numëron 21 gola në 24 ndeshje në të gjitha kompeticionet.

Megjithatë, kohës së tij me skuadrën gjermane po i vinte fundi me Dortmund-in që e penalizoi gabonezin duke e lënë jashtë formacionit titullar, situatë që e bëri të pashmangshëm transferimin tek Arsenal-i.

Related posts

HARROJENI RONALDON/ DYBALA ia thotë presidentit: Transfero këtë SUPER LOJTAR (FOTO)

Isa.Autor

REAL MADRID “TIKI-TAKA”/ Shikoni sa pasime bënë “madrilenët” ndaj Valencias

Delo.autor

ZBULON NJË PRAPASKENË/ Mascherano: Messi më ka ndihmuar për të kaluar tek Barcelona. Guardiola s’do të më kishte…

Delo.autor

Leave a Comment