Futboll

Bayern Munich futet në garë për Mauro Icardin

Mauro Icardi nuk është objektiv vetëm i Manchester Unitedit, PSG-së dhe Real Madridit, por tani edhe Bayern Munichut, me Interin që është duke u përpjekur me nxitim të nënshkruajë kontratë të re me të.
Sulmuesi argjentinas ka një klauzolë lirimi prej 110 milionë euro në kontratën e tij aktuale me Interin, edhe pse ajo mund të aktivizohet në një periudhe të shkurtër kohore mes majit dhe qershorit, transmeton Express.

Real Madridi, Paris Saint-Germaini dhe Manchester Unitedi janë lidhur ngushtë me Icardin.

Sipas FCInterNeës.it, Bayern Munich po ashtu ka shfaqur interesimin e parë për Icardin.

Interi është duke tentuar të nënshkruajë kontratë të re me të as më shpejt që të jetë e mundur, në të cilën do t’ia heqin apo rrisin jashtë mase klauzolën e lirimit. /

Related posts

“Supermarketi Skënderbeu”, Partizani bëhet gati për pazar

Sadik.Autor

Zbuloni brendësinë e “Allianz Arena” (Foto)

Sadik.Autor

E FUNDIT/ CHAMPIONS LEAGUE: Plotësohet vazoja e tretë e shortit, rikthim në shtëpi për RONALDON

Isa.Autor

Leave a Comment