Bundesliga Futboll

Bayern Munich vazhdon me fitore, mposht me lehtësi Mainzin

Bayern Munich ka shënuar fitore të lehtë në udhëtim te Mainzi të shtunën në mesdite, duke e ngritur në 18 pikë epërsinë ndaj përcjellësit të parë, Bayer Leverkusenit.

Mainzi e priti Bayernin në “Opel Arena”, në një ndeshje në kuadër të javës së 21-të të Bundesligës gjermane, dhe u mposht më rezultat 0-2, raporton Express.

Kjo humbje e lë Mainzin me vetëm dy pikë larg zonës së rrezikshme që dërgon një ligë më poshtë.

Bayern Munichut i desh pak më shumë se gjysmë ore për ta gjetur golin e parë në ndeshje, kur në minutën e 33-të francez, Franck Ribery, shënoi gol të bukur nga distanca.

Pak para përfundimit të pjesës së parë, James Rodriguez pranoi një top me gjoks të zonën e vendasve dhe shënoi me vollej golin e dytë për skuadrën e tij.

Bayern vazhdon të jetë në vendin e parë dhe tani ka plot 53 pikë pas 21 javëve.

Related posts

KUKËSI-TIRANA/ Abazaj ndëshkon “bardheblutë”, ja goli (VIDEO)

Delo.autor

NJË NATË PËR T’U HARRUAR/ Penalltia e humbur nga Mbappe tërbon tifozët francez, shikoni çfarë bëjnë (VIDEO)

Delo.autor

U LARGUA NGA STOLI I JUVENTUS/ Nisin kontaktet me Allegrin rivalët e Liverpool…

Delo.autor

Leave a Comment