Futboll Shqipëri

Begeja: Sot e kishim mendjen tek Vllaznia. Situata e vështirë, por jo e pashpresë

Trajneri i Teutës, Gentjan Begeja, u shpreh pas ndeshjes se kjo ndeshje i shërbeu më shumë për të kolauduar skuadrën para “finales” me Vllazninë, ditën e hënë. Edhe pse gjendet në një moment të vështirë, ai beson se Teuta do rezistojë në Kategorinë Superiore.

Guxuat shumë që luajtët kaq hapur ndaj Skënderbeut?

Duke parë edhe rezultatin e ndeshjes së parë, skuadra nuk kishte presion. Menduam të luanim më në sulm se zakonisht. Kjo ndeshje i shërbeu asaj që kemi të hënën, ndaj Vllaznisë.

Me 3 mbrojtës?

Nuk do luajmë me 3 mbrojtës, por Hrkaç u dëmtua, dhe vendosëm të provonim këtë mënyrë.

A kishit ardhur për ta fituar këtë ndeshje?

Në futboll asnjëherën kurrë nuk thuhet kurrë, por rezultati i ndeshjes së parë nuk të linte shumë vend. Për mua, i shërbeu më shumë për atë ndaj Vllaznisë.

A e keni ndihmuar trajnerin Gjoka, duke futur më të mirët sot?

Sot disa lojtarë vinin nga dëmtimi, dhe ne i dhamë disa minuta. Nuk do jetë kjo mënyra e lojës në Shkodër. Atje e kemi rival direkt Vllazninë, por nuk mbaron aty kampionati. Ka shumë pikë në lojë. Tani e tutje, çdo ndeshje është finale për ne. Nuk mendoj se i kemi shërbyer Gjokës sot.

Keni marrë Teutën në një nga momentet më kritike. Çfarë të bën të besosh se mund t’ia dalësh?

Unë kam qenë, jam dhe do të jem pjesë e Teutës, pavarësisht se këtë sezon janë ndërruar 2-3 trajnerë. Nuk e mendoj kurrë se Teuta mund të zbresë një kategori më poshtë.

Related posts

Infantino analizon turneun: Ja pse Botërori i Rusisë është më i miri ndonjëherë

Isa.Autor

SALERNITANA-MILAN/ I mjaftojnë 5 minuta lojë, Messias ndëshkon për “Kuqezinjtë” (VIDEO)

Delo.autor

NUK SHËNOJNË PREJ 3 NDESHJESH RADHAZI/ Thatësirë në Europë, Interi braktiset nga sulmuesit

Delo.autor

Leave a Comment