Futboll Shqipëri

I eliminoi Flamurtari, zv/trajneri i Partizanit ka këtë peng

Pas fitores 2-1 ndaj Flamurtarit, ka folur për mediat dhe zv/trajneri i Partizanit, Klevis Dalipi. Ai tha se është i kënaqur nga performanca e lojtarëve të tij, edhe pse rezultati nuk i dha të drejtën e kualifikimit në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë.

“Më ngeli peng, goli i anuluar në ndeshjen e parë. Edhe në fillim, pësuam gol në goditje standarde. Gjatë gjithë kohës, bëmë një prezantim shumë të mirë në të gjitha aspektet. Ishim shumë pranë kualifikimit. Goli në ndeshjen e parë i Prognit, mund të ndryshonte komplet rrjedhën e ndeshjes. Më vjen keq që nuk u kualifikuam dot. Skuadra dha shpirtin në fushë. E bënë me përpikmëri atë që ne i komunikuam.

Dua të përgëzoj shumë djemtë, ky ekip ka shumë për të dhënë. Stafi, por edhe tifozët që janë shumë të rëndësishëm, kërkojnë më shumë nga klubi. Kërkojmë që edhe ndaj Kukësit, të bëjmë të njëjtën lojë”,  tha zëvendësi i Starovës.

Related posts

REAL MADRID DO TË UDHËTOJË NË ITALI/ Zidane ka rezervuar një surprizë për Gareth Bale, ja dhurata

Delo.autor

Njihuni me 10 transferimet më të bujshme në merkato për 2018

Delo.autor

SHPËRDORI GOLAT NDAJ BAYERNIT/ Sulmuesi i “Të Kuqve” përballet me surprizën e zezë

Delo.autor

Leave a Comment