Futboll Të tjera

VIDEO/ Këto janë puthjet më “romantike” të historisë së futbollit

Në ditën e Shën Valentinit kemi “qëmtuar” momentet më “romantike” në fushën e blertë, duke ju sjellë përmes videove përkatëse disa “puthje” futbollistësh. Janë puthjet më të paharrueshme, të cilët e treguan dashurinë e tyre në fushën e futbollit:

1. Puthja “Dream Team”
Ajo puthje ishte imazhi i mbajtjes së kupës së parë europiane nga Barcelona. Stoichkov puthi Koeman, heroin e finales së “Wembley”. Një puthje symbol i “Dream Team” të Johan Cruyff.

2. “Soul kiss” mes Maradonës dhe Caniggia
Kjo ka ndodhur në vitin 1996. Argjentinasi i Boca Juniors dërrmoi me rezultatin 4-1 River Plate, i cili vinte në takim si kampion i Libertadores. “Kiss Soul” u titullua imazhi i Maradonës dhe Caniggia në ekstazë.

3. Neymar nuk i jep puthje… kundërshtarit
Të dy lojtarët u përplasën fort gjatë një ndeshjeje Barcelona-Athletic. Braziliani përfundoi me disa goditje në këmbë, duke mos i dhënë atij një puthje…

4. Neville, Scholes dhe derbi i Manchester-it
Fërkimi bën dashurinë. Paul Scholes dhe Gary Neville, bashkëlojtarë për më shumë se një dekadë te Manchester United, kishin si imazh të gjithë këtyre viteve puthjen pas një goli, në derbin ndaj Manchester City.

5. Barazim “in extremis”… dhe puth gjyqtarin
Trajneri rumun, Marius Sumudica, bëri histori si trajneri i parë që puth gjyqtarin, pasi u largua nga fusha. Rapid i Bukureshtit barazoi kundër Gaz Metan në fund dhe Sumudica reagoi si i çmendur.

6. Puthja e Torinos mes Rakitic dhe Carrico
Rakitic dhe Carrico organizuan puthjen e madhe të fundit në futboll. Kjo ndodhi gjatë festimit të “Europa League” nga Sevilla, në Torino.

7. Origi e hëngri atë me puthje!
Sulmuesi belg shkoi në tribuna, ku ishin tifozët e Liverpool, pasi shënoi ndaj Aston Villa dhe për të festuar bëri këtë befasi.

https://www.youtube.com/watch?v=e8uCl5pMcts

8. Puthje apo kafshim?
Sulmuesi i Chelsea, Diego Costa, mori kartonin e dytë të verdhë për këtë veprim me Barry.

9. Podolski dhe Schweinsteiger
Kjo foto qesharake mes dy lojtarëve të kombëtares gjermane bëri xhiron e botës.

10. Puthja e vdekjes, Oliver Kahn
Portieri legjendar i Bayern Munich përfundoi mes puthjeve të Heiko Herrlich, gjatë ndeshjes Bayern-Dortmund, në vitin 1999. I dashur Kahn? Përkundrazi.

Related posts

NDIZET SFIDA SKOCI-ÇEKI/ Pas 15 minutash lojë, sulmuesi Schick humbet shansin e artë (VIDEO)

Delo.autor

KUPA E SHQIPËRISË/ Ndeshje në dy ditë, publikohet axhenda për sfidat e kthimit (FOTO)

Delo.autor

SITUATA MBI TË ARDHMEN E INTERIT/ Wanda Nara: Rinovimi i Icardit lidhet me…

Delo.autor

Leave a Comment