Të tjera

BOKS/ Jurgen Uldedaj mposht çekun Synek, fiton titullin e parë të karrierës

Boksieri Jurgen Uldedaj ka korrur suksesin e tetë si profesionist, duke mundur me vendim unanim të gjyqtarëve çekun Jakub Synek, sfidë që u zhvillua në Halle të Gjermanisë, duel që i dha boksierit lezhian edhe titullin e parë në karrierë, atë të “German International Cruiserweight”. Për 20-vjeçarin një përballje e vështirë, e para me 10 raunde, por Uldedaj nuk zhgënjeu, duke e dominuar sfidën dhe merituar fitoren. Rivali i tij çek është një boksier me prëvojë, 33 vjeç, që s’kishte asnjë humbje në karrierën e tij dhe ndaj Uldedaj pësoi disfatën e parë.

Pas duelit, Jurgen Uldedaj tha: “Dua të falënderoj klubin SES Boxing dhe trajnerin Dirk Dzemski për punën që kanë bërë me mua dhe mundësitë që më kanë dhënë, duke u munduar t’ua shpërblej me fitore dhe të shpalos vlerat e mia. Kishte shumë shqiptarë që më kanë mbështetur dhe i falënderoj. Ky është titulli i parë në karrierën time, duke shpresuar që kjo sfidë t’i hapë rrugën edhe trofeve të tjera, një sukses që më jep mbështetje për të ardhmen”, deklaroi pas fitimit të titullin boksieri shqiptar Jurgen Uldedaj, që duelon në peshën “cruiserweight”.

Related posts

Përfundojnë Lojërat Olimpike, ky është shteti me më së shumti medalje të fituara

Q.Autor

HAMILTON BËN MEKANIKUN/ Piloti i F1 rregullon vetë gomën e çarë në rrugë (FOTO)

Delo.autor

KOMBËTARJA U-18/ Boksieri i talentuar shqiptar siguron medalje bronzi në Kampionatin Europian

Delo.autor

Leave a Comment