Formula 1 Të tjera

Formula 1/ Te Mercedes ka luftë brenda llojit, e konfirmon Bottas

Pas një viti stërvitje te Mercedes ka ardhur momenti që të bëjë një hap në cilësi Valtteri Bottas dhe të garojë për titullin dhe jo vetëm për ndonjë Çmim të Madh. Ai e konfirmon objektivin në një intervistë për Sky Sport.

“Isha i befasuar nga ato çfarë mësova në sezonin tim të pestë të Formula 1. Njerëzit e rinj me të cilët gjeta në Mercedes në vitin 2017 më ndihmuan të bëja një hap të madh përpara si pilot. Unë kam qenë shumë larg arritjes së qëllimit të vërtetë të karrierës sime dhe nuk mendoj se është e nevojshme t’ju them se çfarë është, por këtë vit shpresoj se mund të luftoj me të vërtetë për titullin. Ndihem gati”.

Bottas më pas ka folur për raportin e tij me shokun e skuadrës, një shok të vështirë si Hamilton: “Lewis ka demonstruar se është i fortë, vërtetë shumë i shpejtë. Por është pika ime e referencës për t’ia nisur sërish nga fillimi. Duhet të punoj akoma dhe besoj se asnjë nuk është i pathyeshëm dhe në fund ky është objektivi im; ti mund”.

Related posts

TRIUMFIM SPEKTAKOLAR/ Florian Marku flet pasi mundi anglezin me “nockout”

Delo.autor

PËLHURË E BARDHË NË PEKIN/ Gati bora artificiale për Olimpiadën në rast se ngrihen temperaturat

Delo.autor

MOTO GP/ Probleme me shikimin për kampionin e botës, Marquez vuan nga “diplopia”

Delo.autor

Leave a Comment