Futboll Premier League Sport

E ARDHMJA SOLSKJAER E PASIGURTË/ Alex Ferguson: Ja kush duhet të jetë trajneri i “Djajve të Kuq”

Ole Gunnar Solskjaer është personi i përshtatshëm për të drejtuar skuadrën e Manchester United. I këtij mendimi është ikona e skuadrës së United, ish-trajneri legjendar Sir Alex Ferguson, që këtë mendim ua ka shfaqur edhe drejtuesve të klubit. Sipas “Daily Mirror”, Ferguson i beson totalisht “nxënësit” të tij, duke i vënë “notën 10” gjatë dy muajve që norvegjezi është në krye të ekipit.

Ferguson ka mbetur i mahnitur nga loja e skuadrës së Manchester United nën drejtimin e Solskjaer, që e ka transformuar totalisht ekipin pas shkarkimit të Jose Mourinho. Ndaj norvegjezi e meriton konfirmimin në stolin e “Old Trafford”, duke kaluar nga pozicioni si “trajner i përkohshëm” në “trajner i përhershëm”.

E ardhmja e Solskjaer asnjëherë nuk ka qenë e sigurtë dhe kohët e fundit është përfolur se në garë për stolin e “djajve” janë edhe Mauricio Pochettino (trajneri i Tottenham) dhe Zinedine Zidane (aktualisht pa ekip). Gjithsesi, 11 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje në 13  ndeshje që Solskjaer ka në detyrën e trajnerit të United kanë bindur të gjithë. Përfshi edhe Ferguson, që ka dhënë aprovimin e tij që norvegjezi të vazhdojë këtë detyrë edhe sezonin e ardhshëm.

Related posts

E BUJSHME/ Arthur nuk do t’ia dijë për thirrjen e Barcelonës! Ja arsyeja

Delo.autor

Atletico Madrid, Simeone: Nuk ka luftë për titull, ne jemi larg

Q.Autor

“TAPIRI I ARTË I VITIT”/ Mancini e merr me sportivitet çmimin satirik: Nëse shkojmë në Katar do të më jepni…

Delo.autor

Leave a Comment