Futboll

Conte, Zidane, Ancelotti dhe zhgënjimet e tmerrshme në pankinë

Adhurimi dhe shkëlqimi mes Chelsea dhe Conte tashmë ka përfunduar. Pas triumfit në debutimin e tij në Premier League, tekniku italian është në rrezik të shkarkimit. Një grup në Champions të mbyllur në vend të dytë, pas Romës dhe distanca e theksuar tashmë e krijuar me Manchester City në vendin e parë në kampionat, kanë minuar marrëdhënien mes trajnerit dhe klubit, me merkaton në qendër të kontestimeve. Por Conte nuk është i vetmi mes trajnerëve të mëdhenj në Europë, që po zhgënjen fuqishëm këtë sezon, me Guardiolan që po bën shumë viktima në sasi.

 

Conte është në shoqëri të mirë në pankinë mes zhgënjimeve sezonale. Kështu vetëm në Premier League, diktati i pacënueshëm i Manchester City dhe Guardiola, kanë përfshirë në listën e të dështuarve edhe Mourinho me Manchester United, sikurse Wenger me Arsenal. Duke kapërcyer kufijtë e Anglisë, gjendet menjëherë një tjetër emër i madh që zhgënjeu këtë sezon. Nuk është tjetër veçse trajneri italian, shumëfish kampion me skuadra dhe kampionate të ndryshme, Carlo Ancelotti, i cili dështoi këtë sezon me Bayern Munich, pasi më parë kishte fituar titullin kampion në Bundesliga. Po në Gjermani dështoi edhe Bosz në eksperiencën e tij të parë me një klub të madh si Borussia Dortmund, pas punës së mirë te Ajax.

Rezultate imazhesh për zidane ancelotti

Por, mes dështimeve dhe zhgënjimeve më të mëdha qëndron Real Madrid i Zinedine Zidane. Pasi fitoi praktikisht gjithçka, që nga momenti i emërimit në krye të pankinës “Los Blancos”, me dy trofe të njëpasnjëshëm të Champions, po aq Kupa Bote për klube, këtë sezon klubi Merengue po udhëtojnë në një tjetër korsi, sidomos në La Liga, me plot 19 pikë larg Barcelonës në vend të parë, edhe pse me një ndeshje më shumë në dispozicion. Distanca këto që nuk shiheshin prej shumë shumë kohësh, të përkeqësuara me një renditje në vend të dytë në grup në Champions League, pas Tottenham. Vetëm fitimi i trofeut të tretë rradhazi të Champions League mund të shpëtojë sezonin e Zidane.

Related posts

SPAIN-NORWAY/ Spanjollët kalon sërish në epërsi, shënon Ramos

Delo.autor

CHAMPIONS/ Tirana rikthehet në Tbilisi pas 16 vitesh, gati të bëjë historinë në Europë

Delo.autor

PUBLIKOHET “TOP 5” LISTA/ Ja lojtari që ka rritur më shumë vlerën nga shkurti…

Delo.autor

Leave a Comment