Bundesliga Futboll

Plas në stërvitjen e Bayern-it, Levandowski dhe Hummels kapen me njeri-tjetrin

Në stërvitjen e sotme të Bayern Mynchen ka patur një përplasje verbale mes mbrojtësit Matt Humels dhe sulmuesit Robert Levandowski. Shkak për debatin mes dy futbollistëve është bërë pasa e gabuar e Hummels, ku si rrjedhojë Levandowski e humbi fare fare interesin për lojën duke u ndalur të lidhte këpucët.

Kaq ka mjaftuar sipas “Bild” që mbrojtësi t’i drejtohet polakut me fjalët: “Levi, nuk je serioz. Ky është një moment ku nuk mund të ndalesh të lidhësh këpucët, punë m…”, ishte kritika e Hummels.

Nuk ka munguar përgjigjja e menjëhershme me tone të larta e Levandowski-t: “Ai i imi ishte një gabim, ndërsa i yti ishte një problem me sjelljen.”

Është dashur ndërhyrja e shokëve të skuadrës për të qetësuar dy futbollistët të cilët deri në fund u munduan të qëndronin sa më larg njëri-tjetrit. Mediat gjermane aludojnë se sulmuesi polak nuk është më shumë i përqendruar pasi zërat e merkatos për transferimin te Real Madrid e kanë turbulluar atë.

Related posts

“YLLI SUEDEZ ËSHTË FENOMEN”/ Massara: Ibrahimovic vendos nëse do të qëndrojë apo largohet

Delo.autor

KUNDË BARCELONËS DHE “PLESHTIT”/ Elkann: “Topi i Artë” duhet t’i jepet një kampioni të vërtetë që ndryshon skuadër

Delo.autor

NGA WENGER TEK GATTUSO/ Kur trajnerët festuan si të “çmendur” dhe u dënuan (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment