Moto GP Të tjera

Crutchlow dominon testet në Tajlandë, Rossi i feston ditëlindjen në pistë

Në pistën tajlandeze të Buriram u zhvillua sot dita e parë e testeve në Moto GP, ku më i shpejti ishte piloti britanik Cal Crutchlow me LRC Honda Castrol. Ai e ndali kronometrin në 1’30”797, por ajo që ra në sy është se në përfundim të testeve të ditës së parë, 20 pilotë ishin në harkun kohor të 1 sekondi. Çka tregon se në një pistë të panjohur, pasi do të garohet për herë të parë këtë vit në kampionat, pilotët u “ruajtën” nga surprizat dhe nuk rrezikuan shumë. Në vendin e dytë sot u klasifikua Alex Rins me Suzuki, ndërsa në të tretin Marc Marquez me Honda.

Në vendin e katërt u rendit Andrea Dovizioso me Ducati, që la pas Dani Pesdrosa me Honda, Danilo Petrucci e Jack Miller me Pramac, Valentino Rossi me Yamaha, Andrea Iannone me Suzuki, Jorge Lorenzo me Ducati dhe Maverick Vinales me Yamaha. Kohët e dhëna sot në pistë ishin thuajse të ngjashme, çka tregon se rivaliteti ka për të qenë i madh. Pilotët provuan shumë ndryshime në aerodinamikë, kryesisht motori Ducati, ndërkohë që pista u vlerësua nga pilotët si shumë teknike. Ditë e veçantë për Valentino Rossin, që sot festoi 39-vjetorin e lindjes. Nesër zhvillohet dita e dytë e testeve.

Related posts

Fitoi 10 milionë dollarë nga supersfida, Fury i jep të gjitha për të varfërit dhe të pastrehët

Isa.Autor

VDEKJA TRAGJIKE/ Si dukej Kobe Bryant para aksident. Del SELFIE e fundit

F.autor

“US OPEN”/ Eliminohet numri 1 në botë, avancojnë Swiatek e Pliskova

Delo.autor

Leave a Comment