Kategoria Superiore Shqipëri

Daja: I lumtur për fitoren, meritojmë karton jeshil nga UEFA

Në një javë mjaft të tensionuar në shtëpinë e Skënderbeut, skuadra arriti të marrë fitoren me përmbysje ndaj Kamzës, gjë që e kënaqi pa masë trajnerin Ilir Daja, duke parë edhe kundërshtarin që kishte përballë.

“Jam shumë i lumtur për fitoren, pasi besoj se luajtëm mirë dhe kontrolluam lojën. Lojtarët e interpretuan mirë lojën dhe nuk lëshuan për asnjë moment, gjë që u shpërblye me golat. Më vjen mirë edhe për Vilën, që shënoi dy gola sot. Ai është një futbollist profesionist dhe me shumë eksperiencë, të cilit ne i besojmë shumë. Kamza është një ekip shumë simpatik dhe më vjen mirë që ia dolëm. Këtu ka kushte mjaft të mira për të luajtur futboll dhe një skuadër si e jona di të shprehet në situate të tilla”, tha Ilir Daja.

Skënderbeu po ecën i qetë drejt titullit kampion, por rrezikon të përballet me një dënim të paprecedentë, prej 10 vitesh jashtë Europës, nga UEFA, për shkak të akuzave për trukim.

“Unë mendoj që futbolli shqiptar ka ndryshuar rrënjësisht në vitet e fundit dhe Skënderbeu ka një meritë të madhe në këtë pjesë, pasi theu disa tabu për skuadrat shqiptare. Për gjithë çfarë kemi bërë për futbollin, qoftë të Korçës, qoftë të Shqipërisë, ne meritojmë që të marrim një karton jeshil, pasi i kuqi do të ishte lajm i keq për futbollin shqiptar në tërësi”, deklaroi Daja.

Bruno Dita luajti si mbrojtës i djathtë, në vend të Vangjelit dhe nuk arriti të shprehë maksimumin. Gjithashtu, edhe Sowe nuk është në lartësinë e duhur, në takimet e fundit, por Daja e ka një shpjegim edhe për këtë.

“Dita luajti jashtë rolit të tij dhe ndonjë gabim i falet, pasi duhet të kemi parasysh që po sakrifikonte në atë pozicion. Aliti mendoj se është përshtatur mirë dhe na ndihmon, pasi luan në pozicione të ndryshme. Soie nuk është i njëjti si në pjesën e parë të kampionatit, por po arrin të gjejë ritmin e duhur, ndonëse sot duhet të theksoj se sulmuesi nuk u mbështet aq sa duhet”, u shpreh Daja.

Related posts

“PËRFAQËSIM DINJITOZ I KAMPIONËVE”/ Duka: Tirana, skuadra që nderoi futbollin shqiptar

Delo.autor

PARTIZANI SHIKON BRENDA SUPERIORES/ Të kuqtë interesohen për 3 lojtarët e Apolonisë

Delo.autor

I IZOLUAR PREJ KORONAVIRUSIT/ Foto Strakosha: I vetmi moment që nuk zihemi me Tomas është kur ai bën stërvitje

Delo.autor

Leave a Comment