Futboll La Liga Premier League

Liverpool gjen zëvendësuesin e Coutinhos, luan në Bernabeu

Liverpool ka kthyer sërish interesimin nga mesfushori spanjoll i Real Madridit, Dani Ceballos

Verën e kaluar Dani Ceballos u transferua nga Betis në Real Madrid, tek e cila skuadër po ka vështirësi që të luajë vazhdimisht.

Ai ka luajtur në disa ndeshje të La Ligas dhe në Copa del Rey, por jo në përballjet e rëndësishme në ligë dhe Ligën e Kampionëve.

Kjo ka bërë që Liverpol të mendojë për transferimin e spanjollit, i cili shihet edhe si zëvendësues i Philippe Coutinhos, që gjatë muajit janar kaloi në Barcelonë.

Sipas Don Balon, lojtari pëlqehet shumë nga trajneri Jurgen Klopp, që i ka premtuar minuta në skuadrën e parë. /Express/

Related posts

Dënimi qesharak i FIFA-s për Xhakën e Shaqirin, vjen reagimi i Federatë Zvicerane

Isa.Autor

Arsenali vëzhgoi nga afër Koulibalyn dhe Insignen

Q.Autor

“LAMTUMIRË SHQIPËRI”/ Mërgim Mavraj e mbyll me kombëtaren “Kuqezi”

Delo.autor

Leave a Comment