Të tjera

Halep tërhiqet nga turneu i Dohas, Wozniacki ruan kreun e renditjes

Tenistja rumune Simona Halep ka humbur mundësinë që të rikthehej “Numri 1” në botë, pasi u tërhoq sot nga turneu i Dohës (Katar) ku mori pjesë këtë javë. Edhe pse rumunia pat fituar në çerekfinale me lehtësi 2-0 ndaj amerikanes Catherine Bellis (6-2, 6-4), Halep u tërhoq, pasi pati një dëmtim në këmbë, ashtu sikurse në grand slemin e Australian Open. Duket se ky dëmtim nuk është mbyllur ende për Halep, që vendosi të tërhiqej, për të evituar që gjërat të përkeqësoheshin.

Në gjysmëfinale, Halep duhej të luante me spanjollen Garbine Muguruza, që pas tërheqjes së rumunes ka siguruar direkt një biletë për në finalen e turneut të Dohës. Në gjysmëfinalen tjetër do të luajnë danezja Caroline Wozniacki dhe çekja Petra Kvitova, ku fituesja do të përballet në finale me Muguruzën. Por, pas tërheqjes së Halep nga turneu, tenistja daneze e ka të sigurt mbrojtjen e kreut të renditjes botërore.

Related posts

LOT…EMOCIONE… TRISHTIM/ Momenti kur Lakersat nderojnë legjendën Kobe Bryant (VIDEO)

F.autor

LUFTA NË UKRAINË/ Britania e Madhe ndalon ekipin e basketbollit bjellorus të ndeshet me skuadrën angleze

Delo.autor

BASKETBOLL/ Barcelona bën ligjin në Euroleague, fitojnë edhe Real Madrid e Milano

Delo.autor

Leave a Comment