Të tjera

Dana White mendon për Nate Diaz, si “shpëtimtarin” e UFC-222

Pas dëmtimit të Max Holloway dhe tërheqjes së tij nga përballja me Frankie Edgar në eventin e UFC-222 ka krijuar shumë probleme për UFC-në, e cila aktualisht është pa një sfidë kryesore në këtë event që zhvillohet më 3 mars në Las Vegas. Ditët e fundit po qarkullon ideja që Nate Diaz mund të jetë shpëtimtari i këtij eventi, ndaj dhe Dana White po përpiqet që të rikthejë kampionin amerikan të arteve marciale mikse.

Ai nuk na ka thënë ende asgjë zyrtare se dëshiron të duelojë. Ne i kemi ofruar 5 apo 6 duele për t’u rikthyer në kafaz muajt e fundit, por ai na ka refuzuar”, tha Dana White. Pak kohë më parë, përmes një postimi në rrjetet sociale, Nate Diaz pat deklaruar se ka dëshirë që të rikthehet në kafaz, por nuk dihet nëse do të jetë gati për eventin e UFC-222. Sfida e fundit e Diaz në kafaz daton në gusht të 2016-ës, kur humbi revanshin me Conor McGregor.

Related posts

Sfida “big”, Nadal-Djokovic përballë në gjysmëfinalen e Romës

Sadik.Autor

(VIDEO) Mbrëmje me shumë derbi në NBA, triumfojnë Oklahoma dhe Houston ndaj finalistëve të kaluar

Q.Autor

“I KAM FITUAR ME GJAK”/ I mbrojti titujt në ring, boksieri britanik i humbet gjerdanët në aeroport

Delo.autor

Leave a Comment