Të tjera

Dario Cologna bën histori, fiton tri herë rresht të njëjtën garë të Lojërave Dimërore

Zvicerani Dario Cologna është bërë skitari i parë në histori të Lojërave Olimpike që fiton tri herë radhazi garën në 15 kilometra.

‘Super Dario’ arriti këtë sukses pas fitores në garën e sotme, që kësaj radhe u zhvillua në stil të lirë.

Ai kaloi shtegun për 33:49.9 minuta, duke përfunduar para norvegjezit Simen Hegstad Krueger i cili ishte vonuar për 18.3 sekonda në këtë distancë.

E bronzta i takoi Atletit Olimpik nga Rusia, Denis Spitsov, i cili ishte për 23 sekonda më i ngadaltë se Cologna.

Pos tre titujve në këtë disiplinë, zvicerani ka në sirtar edhe titullin në skiathlon nga Sochi, garë të cilën në PyeongChang e ka fituar Krueger i cili sot mbeti vetëm i dyti.

Garat në kros-country vazhdojnë nesër me stafetën e femrave 4x5km që nis në ora 10:30.

E meshkujve është në program të dielën në ora 8:15, në distancë 4x10km. Suedia mbron të artat në të dy konkurrencat.

Related posts

FORMULA 1/ Wolff kërcënon Red Bull: Në Silverstone fitojmë me 30 sekonda avantazh

Delo.autor

Të drejtat televizive, pesë shtete dalin kundër një detaji

Q.Autor

E KISHTE VESHUR NË VITIN 1982/ Në SHBA shitet fanella e Michael Jordan me shifrën rekord prej…

Delo.autor

Leave a Comment