Të tjera

Dështoi sfida me Cyborg, Amanda Nunes mbron titullin ndaj Pennington në UFC-224

Kampionia e botës në peshën “bantamweight” (pesha gjel) në artet marciale mikse Amanda Nunes pritet të mbrojë titullin kampion ndaj Raquel Peninngton, duel që me shumë gjasa do të zhvillohet më 12 maj, gjatë eventit të UFC-224. “Luanesha” braziliane synonte që të duelonte me Cris Cyborg, kampionen tjetër të botës, atë të peshës “featherweight” (pesha pupël). Madje marëveshja ishte gati, por u vendos që Cyborg të duelojë me Yana Kunitskaya në eventin e UFC-222.

 
Për pasojë, drejtuesit e UFC-së po punojnë dhe thuajse kanë arritur marrëveshjen që Nunes, e cila nuk duelon që prej shtatorit të vitit të kaluar, të përballet me Peninngton, ku do të mbrojë titullin kampion. Nunes është shprehur e pakënaqur nga kjo pritje e gjatë, ndaj UFC-ja po përpiqet t’i gjejë një rivale të denjë në eventin më të afërt. Edhe Pennington, 29 vjeçe, nuk duelon që prej nëntorit 2016, kur mundi Miesha Tate dhe korri suksesin e katërt radhazi para se të tërhiqej.

Related posts

SPORTISTI MË I PËRFOLUR I MOMENTIT/ Khabib ka një mik shqiptar, zbulohet se kush është ai

Isa.Autor

OLIMPIADA/ Merret vendimi, anullohet rrugëtimi i flakës olimpike në rrugët e Tokio. Ja shkaku…

Delo.autor

“TOKIO 2020″/ Atleti Smajlaj para garës: Problem me gjumin, por ndjek rekord për finalen

Delo.autor

Leave a Comment