Të tjera

Djokovic rikthehet në fushë në maj, eviton turnetë Masters të Amerikës

Novak Djokovic pritet të rikthehet në fushë në maj të këtij viti, duke qëndruar edhe dy muaj të tjerë pushim pas operacionit në bërryl që ka kryer dy javë më parë. Lajmin e ka konfirmuar sot babai i tenistit serb, Srdjan Djokovic, që ka folur për mediat, duke thënë: “Novak nuk është në krizë. Kjo që ka ndodhur së fundi është rezultat i lodhjes, konsumit të lartë në nivelin fizik dhe dëmtimet e shpeshta. Natyra po bën punën e saj, një ditë do të ndodhte kjo. Novak mund të ketë faj në mënyrën e trajtimit të këtij dëmtimi, që ndoshta nuk u vlerësua si duhet që në fillim, por tani gjërat janë më mirë”.

 

Babai i tenistit serb shprehet se rehabilitimi po shkon mjaft mirë dhe se së shpejti do të rikthehet të luajë. “Unë besoj se Novak do të jetë gati në turnetë Masters që zhvillohen në maj, pra në Madrid dhe Romë dhe më pas të luajë në grand slemin e Roland Garros. Ai e mësoi gabimin, tashmë nuk do të fshehë më asnjë dobësi. Mos e paragjykoni, pasi ai ka qenë tenisti më i mirë në botë për shumë vite, ka fituar gjithnjë. Tashmë ka nevojë për mbështetje dhe kohë për të rikuperuar nga dëmtimi”, tha Srdjan Djokovic, që është pjesë e stafit të tenistit serb.

Related posts

MOTOCROSS GP/ Piloti përfundon në koma pas aksidentit në garë

Delo.autor

BASKETBOLL/ Euroleague: Real Madrid mund kampionët në fuqi, fitojnë Milano e Barcelona

Delo.autor

Boston përmbys Portland “in extremis”, Lakers surprizojnë Oklahomën

Q.Autor

Leave a Comment