Bundesliga Futboll

Dortmund-Augsburg/ Miqtë kanë fituar 1 nga 14 kundër Borussia-s

Borussia Dortmund do të presë në shtëpi Augsburg në ndeshjen që do të mbyllë javën e 24-t të kampionatit gjerman dhe do të synojë t’i japë vazhdimësi formës së mirë të treguar në javët e fundit. Verdhezinjtë, në fakt, do të paraqiten në këtë takim pasi kanë siguruar kalimin në 1/8-at e Europa League falë barazimit 1-1 të arritur në fushën e Atalanta-s.

Gjërat po shkojnë mirë për trajnerin Peter Stoger dhe lojtarët e tij edhe në kampionat, me verdhezinjtë që kanë marrë tri fitore në tri ndeshjet e fundit. Kjo ecuri pozitive i ka lejuar ata të ngjiten në vendin e dytë të renditjes dhe i bën favoritë në luftën për të siguruar një vend në edicionin e ardhshëm të Champions League. Ndërkohë, miqtë do të shkojnë në “Signal Iduna Park” pas dy humbjeve të njëpasnjëshme të pësuara kundër Leipzig dhe Stuttgart. Lojtarët e Manuel Baum nuk kanë arritur të shënojnë asnjë gol në këto dy takime dhe pritet që kjo ecuri negative të vazhdojë edhe këtë të hënë në mbrëmje, duke parë formën e mirë që po kalojnë vendasit.

Për sa i takon përballjeve direkte, verdhezinjtë kanë marrë katër fitore dhe dy barazime në 6 ndeshje e fundit që kanë luajtur kundër Augsburg. Në total, miqtë kanë fituar vetëm 1 nga 14 ndeshjet e luajtura kundër Dortmundit, duke humbur nëntë nga këto takime. Në të katër përballjet e fundit mes tyre, të dy këto ekipe kanë shënuar gol.

Related posts

I DEL NË MBROJTJE TRAJNERIT KLOPP/ Shaqiri: Shumë trajnerë kanë bërë…

Isa.Autor

Belgjika, dy mbrojtës do të mungojnë në ndeshjen e parë…

Sadik.Autor

Dueli Kosovë-Shqipëri vazhdon/ Dermaku është “goli” i Panuccit ndaj kolegut Challandes

Isa.Autor

Leave a Comment