Kategoria Superiore Shqipëri

Ilir Daja: Më lumturon suksesi ndaj Kamzës! Skënderbeu theu tabutë, i kuqi nga UEFA goditje për Shqipërinë

Skuadra e Skënderbeut ka reaguar në mënyrën më të mirë të mundshme ndaj presionit të ndjerë gjatë të gjithë javës së lënë pas. Mes ankthit për një tjetër dënim, tashmë ekzemplar, me përjashtim deri në 10 vite nga kompeticionet europiane dhe një gjobë 1 milion dollarëshe, si dhe akuzave për kërcënim të inspektorëve të UEFA-s, ekipi korçar ka fituar sot me përmbysje ndaj Kamzës me rezultatin 1-2, falë dygolëshit personal të Vilës. Një situatë për të cilën ka folur pas ndeshjes edhe vetë trajneri Ilir Daja, duke komentuar si fitoren e vështirë, ashtu edhe atmosferën në kampin korçar.

“Jam shumë i lumtur për fitoren, pasi besoj se luajtëm mirë dhe kontrolluam lojën. Lojtarët e interpretuan mirë lojën dhe nuk lëshuan për asnjë moment, duke u shpërblyer me gola. Më vjen mirë edhe për Vilën, që shënoi dy gola sot. Ai është një futbollist profesionist dhe me shumë eksperiencë, të cilit ne i besojmë shumë. Kamza është një ekip shumë simpatik dhe më vjen mirë që ia dolëm. Këtu ka kushte mjaft të mira për të luajtur futboll dhe një skuadër si e jona di të shprehet në situate të tilla”, u shpreh trajneri Daja.

“Personalisht besoj se futbolli shqiptar ka ndryshuar rrënjësisht në vitet e fundit dhe Skënderbeu ka një meritë të madhe në këtë pjesë, pasi theu disa tabu për skuadrat shqiptare. Për gjithë çfarë kemi bërë për futbollin, qoftë të Korçës, qoftë të Shqipërisë, ne meritojmë që të marrim një karton jeshil, pasi i kuqi do të ishte lajm i keq për futbollin shqiptar në tërësi”, deklaroi ndër të tjera trajneri i Skënderbeut Daja.

Related posts

NIS SHTRIMI I BARIT/ “Arena Kombëtare” drejt përfundimit, ja kur është gati (FOTO)

Delo.autor

“FSHF” TRYEZË E PËRBASHKËT ME QEVERINË/ Ardian Takaj: Është shume serioze për sportin shqiptar…

Delo.autor

MENDON PËR SEZONIN E ARDHSHËM/ Kukësi nis “pazarin” tek Kastrioti, janë 2 synimet e verilindorëve…

Delo.autor

Leave a Comment