Kategoria Superiore Shqipëri

Ndreu: Goli i dytë ishte një gabim ordiner që mbrojtësi nuk duhet ta lejonte kurrë

Të them të vërtetën që në fillim të takimit, duke parë fushën që ishte në gjendje shumë të dobët, i thashë të gjithë lojtarëve të jemi shumë të kujdesshëm në këtë lojë, terreni, të mos mos mbajmë topin sepse është e vështirë të krijosh veprime të shpejta, sidomos në marrëdhënie me topin.

Ndreu

Gjithsesi sot mendoj ishim konkretë dhe të thjeshtë. Në momenti e golit të dytë toleruam. Ishte një gabim ordiner që mbrojtësi nuk duhet ta lejojë kurrë. Kundështari la hapësira në pjesët anësore të mbrojtjes. Besoj se morëm atë që deshëm dhe nuk e diskutuam fitoren.

A mendoni ende për qëndrimin në Superiore?

Deri në momentin që ekziston matematika, do të jemi të kujdesshëm. Mendoj kjo fitore, ishte në kohën e duhur. Na jep garanci, por mendoj që duhet të vazhdojmë punë, në ndeshjen e radhës ndaj Teutës. Mendoj se jemi sa afër kreut aq edhe afër fundit.

Largimi i Fushtarit na ka lenë një gropë shumë të madhe që e kemi të vështirë për ta mbyllur. Po t’i analizosh ndeshjet, jemi carë gjithmonë në qendër. Sot mendova që Igori mund ta bëntë mirë atë rol, por mendoj që nuk është në ritmin e duhur dhe nuk e kreu punën mirë. Nuk është aty ku unë e prisja.

Related posts

PAS FITORES NDAJ LAÇIT/ Trajneri Gjoka: Ardhja ime solli fat, por duhet të rrisim besimin për…

Delo.autor

MOVIOLA/ Gjyqtari Myrtja gabon te 11-metërshi i Kamzës, kursen edhe mbrojtësin Teqja

Isa.Autor

SULMUESI 25-VJEÇAR NË TELASHE/ Debati i ashpër me të dashurën në mes të lagjes, arrestohet ish-futbollisti i Partizanit

Delo.autor

Leave a Comment