Futboll

Kukësi-Skëndërbeu, “peng” i dëborës, Partizani shkon në Lushnje

Të mërkurën Superliga do t’u rikthehet ndeshjeve për të rikuperuar javët e prapambetura. Ndeshja më e rëndësishme në letër është përballja mes Kukësit dhe Skëndërbeut, një vit më parë dueli për titullin kampion, ku veri-lindorët dolën fitues, por në këtë sezon situatat janë ndryshe.

Skënderbeu, pas fitores që thelloi avantazhin në kyre të klasifikimit me Partizanin, do të udhëtojë për në veri-lindje të vendit për t’u përballur me kampionët në fuqi nëse ndeshja do të luhet, pasi ende ekziston rrisku për të mos u lujtur për shkak të dëborës, edhe pse vendasit janë munduar ta pastrojnë.

“Këto tri ndeshjet e fundit që kemi zhvilluar ishim shumë pozitive për ne. Shpresoj të vazhdojë kështu edhe më Skënderbeun. Nuk dua të mendoj për mungesat e Skënderbeut. Për mua do të ishte më mirë që kundërshtari gjithmonë do të ketë formacionin më të mirë në fushë, sepse kjo motivon më shumë ekipi”, thotë trajneri i Kukësit, Peter Pakult.

Gjithsesi në rast se nuk do të luhet në Kukës ndeshja mund të zhvillohet në “Loro Boriçi” në Shkodër, apo “Elbasan Arena” në Elbasan. Me mungesa dhe në një pikë sforcimi duket Skëndërbeu Ilir Dajës përpara kësaj ndeshjeje.

“Ne për çdo ndeshje shkojmë për fitore me këdo ekip që do të luajmë. Të them të drejtën, nuk dimë mënyrë tjetër që të luajmë”, deklaron trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja.

Ndërkohë, Partizani pas një kalendari të fortë me disa nga skuadrat e forta të kampionatit njëra pas tjetër, në këtë mesjavë do të përballet me Lushnjen e vendit të fundit.

“Nëse ka ndeshje delikate për ne, është ajo e Lushnjes. Është sikur luajmë me Realin e Madridit, sepse tri pikët janë njësoj”, thotë trajneri i Partizanit, Sulejman Starova.

Çiftet e tjera të mesjavës do të jenë Kamza-Teuta, Laçi-Vllaznia dhe ditën e enjte Flamurtari-Luftëtari.

Top Channel

Related posts

ZBULOHET SHPËRBLIMI PËR FAZËN KUALIFIKUESE/ Ja përfitimet e skuadrave shqiptare në Europa League

Delo.autor

SFIDA NDAJ KOSOVËS PËR “QATAR 2022″/ Mbrojtësi Mavropanos: E dimë se me kë do të përballemi dhe…

Delo.autor

TOTTENHAM KRYEN TESTET E FUNDIT/ Shënohet goli i parë në stadiumit më të shtrenjtë në botë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment