Kategoria Superiore Shqipëri

Skënderbeu asnjë shitje në janar, Drejtori Sportiv paralajmëron…

Skënderbeu këtë merkato janari bëri shumë lëvizje sa i përket afrimeve. Lëvizja më e bujshme ishte arritja e akordit me Luftëtarin për Dejvi Bregun dhe Kristal Abazajn, të cilët tashmë janë pjesë e korçarëve, por do të qëndrojnë në Gjirokastër deri në fund të sezonit.

Sa i përket largimeve, ka qenë Drejtori Sportiv i klubit korçar, Haris Fakiç i cili ka zbuluar arsyen se pse ende Skënderbeu nuk ka bërë lëvizje në dalje sa i përket merkatos së janarit.

Fakiç është shprehur se kjo gjë nuk ka ndodhur për dy arsye. E para ka patur të bëjë me faktin se klubi nuk ka dashur të rrezikojë shumë, pasi nëse largoheshin, do largoheshin më të mirët, ndaj dhe është preferuar që lëvizjet e mëdha të bëhen në verë.

Arsyeja e dytë se pse kjo gjë nuk ka ndodhur për paktën për tre futbollistë të Skënderbeut ka qenë fakti që nga klubet e interesuara nuk janë plotësuar kushtet që janë kërkuar, ndaj dhe nuk është bërë e mundur arritja e një marrëveshje.

Drejtori Sportiv i korçarëve paralajmëron se në verë, do të jetë Skënderbeu që do të bëjë lëvizjet e bujshme në dajle, sikurse ndodhi në janar me afrimet e reja.

Related posts

SFIDA NDAJ TIRANËS/ Shkëmbi: Kualifikimi në Kupë na bën mirë dhe në kampionat, ja objektivat këtë sezon

Delo.autor

“PA DASHUR TË BËJ POLEMIKA”/ Ansi Agolli: Qarabag ishte superior….

Delo.autor

SKËNDERBEU-TIRANA/ Shtangen “bardheblutë”, Mensah kalon në avantazh korçarët (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment