Formula 1 Të tjera

Formula1/ Renault ia bën gjërat e qarta McLarenit

McLaren shpreson që të ketë hedhur pas krahëve vitet e errëta kur furnizohej nga Honda, sepse tani furnizohet nga Renault. Shtëpia e Woking, megjithatë, nuk do të ketë rol në zhvillimin e “power unit”, të paktën gjatë viteve të para, por vetëm që prej vitit 2020.

Është e njëjta kompani franceze që ka bërë të qarta kushtet e marrëveshjes së specifikuar, ku duhet të jetë McLaren që do të përshtatet me motorin dhe jo anasjelltas. Megjithatë, nëse punon partneriteti, Renault do të dëgjojë këshillat e McLaren, por kjo do të ndodhë vetëm pas njëfarë kohe.

“Kemi zhvilluar ‘power unit’ para se të punonim me McLaren. Nuk do të jetë i njëjti bashkëpunim me Honda-n, pasi janë ata që duhet të përshtaten me paketën dhe jo e kundërta. Do të çojmë para zbulimin tonë dhe të gjithë parametrat funksionalë varen nga ne. Projekti me McLaren do të vijë hap pas hapi. Duke qenë se është bashkëpunim relativisht i ri, ata vështirë se do të kenë një rol në zhvillimin e pajisjeve për dy vitet e ardhshme”, tha Cyril Abiteboul në një intervistë për Sky Sports.

“E njoh mjaft mirë unitetin tonë dhe influenca e jashtme mund të ngadalësojë procesin e evolucionit. Sidoqoftë duam që të jemi të përulur dhe të pranojmë faktin për zhvillimin e produktit tonë. Jemi të hapur për sugjerime, por vendimi final na përket neve. Nëse bashkëpunimi do të funksionojë, ne do të shohim një bashkëpunim më të gjerë, por vetëm për disa vite”. /EDS/

Related posts

Tenisti Zviceran, Federer: Kam ende probleme me dorën, ja objektivat për vitin e ardhshëm

Isa.Autor

AKUZAT PËR PROGANDA POLITIKE/ Refuzoi të duelojë ndaj rivalit izraelit në Olimpiadë, pezullohet 10 vjet

Delo.autor

FORMULA 1/ Zbulohet misteri, piloti mungoi në Gjermani si pasojë e koronavirus

Delo.autor

Leave a Comment