Të tjera

Rikthim me humbje për Serena Williams, humbet në lojën dyshe me motrën Venus

Serena Williams ka zhvilluar ndeshjen e saj të parë zyrtare pas më shumë se një viti pushim, për shkak të shtatëzanisë. Ish-numri 1 në botë u mund 2-0 në lojën dyshe të Federations Cup ndaj Holandës, ndeshje ku ajo përfaqësonte Amerikën. Në këtë ndeshje. Serena luajti bashkë me motrën e saj Venus, por të dyja dolën humbëse nga kjo sfidë (dyshja holandeze Kerkhove-Schuurs fitoi 6-2, 6-3).

Pavarësisht humbjes, Amerika u kualifikua më tej, por për tenisten amerikane kjo sfidë e parë ishte një test i mirë pas një pushimi të gjatë. Serena Williams pat luajti edhe një ndeshje “show” në fund të dhjetorit në Abu Dhabi, por tashmë zhvilloi një sfidë zyrtare. Objektivi i tenistes amerikane është të jetë gati për turnetë Masters që nisin në mars dhe të synojë fitoren në grand slemet e Parisit dhe Londrës.

Related posts

Atak kardiak gjatë garës, çiklisti shtrohet me urgjencë në spital

Sadik.Autor

FRIKË NË ITALI/ Sportisti ikonë pëson atak kardiak dhe dërgohet në spital

Delo.autor

TRAGJIKE/ Boksieri 28-vjeçar humb jetën pas ndeshjes dramatike (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment