Kategoria Superiore Shqipëri

FSHF zbardh axhendën e javës, mësoni çfarë do ndodhë në futbollin shqiptar

FSHF ju njeh më poshtë me të gjithë kalendarin e plotë të aktiviteteve dhe eventeve për javën në vijim, si për ndeshjet zyrtare e miqësore të planifikuara, por edhe me të gjithë gamën tjetër të veprimtarive të Federatës së Futbollit, pjesë e planit të punës së Departamenteve përkatëse.

Ndërkaq, Presidenti i FSHF-së, z.Armand Duka dhe Sekretari i Përgjithshëm z.Ilir Shulku janë nisur në Bratislavë (Sllovaki), ku të hënën, do të mbajë punimet e radhës Kongresi i 42-të i UEFA-s.

E HËNË, 26 SHKURT

– Konferencë për shtyp në FSHF, ora 12:00 e trajnerit të ekipit kombëtar të U-17, Xhemal Mustedanagiç për grumbullimin e tij 6-ditor në Durrës. Nis edhe dita e parë e grumbullimit.

– Vazhdon në Qendrën e Ekipeve Kombëtare në Kamëz, në Shkollën e Trajnerëve, kursi i Radhës UEFA “B”, nga Sektori i Edukimit pranë FSHF.

– Vazhdojnë në Tiranë (Në Kamëz), Durrës, Fier, Elbasan dhe Korçë grumbullimet javore të ekipeve përfaqësuese rajonale për moshat, për stërvitjet e radhës. (ora 13:00 deri 17:00)

– Vazhdimi i zbatimit të Projektit “GROW 2020” në shkollat 9-vjeçare në Tiranë, dhe më konkretisht në shkollën “Fan Noli” dhe “Ramazan Jarani” dhe në Shkollën “1 Maji”. Po kështu, edhe në Durrës, Elbasan,Korçë e Shkodër.

E MARTË, 27 SHKURT

– Në Shkodër realizohet grumbullimi javor për ekipin kombëtar rajonal të moshave të ndryshme, sipas planit përkatës.

-Vazhdimi i zbatimit të Projektit “GROW 2020” në shkollat 9-vjeçare në Tiranë, dhe më konkretisht në shkollat: “Misto Mame” dhe “Siri Kodra”. Po kështu, edhe në Durrës, Elbasan,Korçë e Shkodër.

– Dita e dytë e grumbullimit të ekipit kombëtar U-17 në rezort “Tropikal”në Durrës.

– Vijojnë orët teorike dhe praktike të kursit UEFA “B” në Kamëz

E MËRKURË, 28 SHKURT

– Luhet sipas programit Java e 22-të e Kategorisë Superiore e planifikuar për tu luajtur në mesjavë.

– Dita e tretë e grumbullimit të ekipit kombëtar U-17 në rezort “Tropikal” në Durrës, me futbollistë të datëlindjes 2002.

– Vazhdimi i zbatimit të Projektit “GROW 2020” në shkollat 9-vjeçare në Tiranë, dhe më konkretisht: “Androkli Kostallari” dhe te shkolla “Hasan Prishtina”. Po kështu, edhe në Durrës, Elbasan,Korçë e Shkodër.

– Mbledhja e radhës e Komisionit të Disiplinës.

– Vijojnë orët teorike dhe praktike të kursit UEFA “B” në Kamëz.

E ENJTE, 1 MARS

– Luhet në Vlorë, ndeshja FLAMURTARI-LUFTETARI që plotëson kuadrin e plotë të javës së 22-të të Kategorisë Superiore.

– Dita e katërt e grumbullimit të ekipit kombëtar U-17 në rezort “Tropikal” në Durrës, me futbollistë të datëlindjes 2002.

– Vazhdimi i zbatimit të Projektit “GROW 2020” në shkollat 9-vjeçare në Tiranë, dhe më konkretisht: “Farkë e Vogël” dhe “Farkë e Madhe”. Po kështu, edhe në Durrës, Elbasan,Korçë e Shkodër.

– Vijojnë orët teorike dhe praktike të kursit UEFA B në Kamëz.

E PREMTE, 2 MARS

– Vazhdimi i zbatimit të Projektit “GROW 2020” në shkollat 9-vjeçare në Tiranë, dhe më konkretisht: “Ali Demi” dhe “Xhezmi Delli”.

– Dita e pestë e grumbullimit të ekipit kombëtar U-17 në rezort “Tropikal”

– në Durrës, me futbollistë të datëlindjes 2002.

– Vijojnë orët teorike dhe praktike të kursit UEFA “B” në Kamëz.

E SHTUNË-E DIELË, 3-4 MARS

– Takimet e javës së 23-të Kategorisë Superiore të Futbollit Shqiptar.

– Takimet e radhës në dy grupet A dhe B në Kategorinë e Parë, ku përfundon edhe faza përkatëse.

– Takimet e radhës, për Kategorinë e Dytë.

– Ndeshjet sipas kalendarit të të moshave, U-19 dhe U-17 për Superiore dhe Kategorinë e Parë.

– Dita e gjashtë e grumbullimit të ekipit kombëtar U-17 në rezort “Tropikal”në Durrës, me futbollistë të datëlindjes 2002.

– Vijojnë orët teorike dhe praktike të kursit UEFA “B” në Kamëz.

-Vazhdon kampionati për grup moshat nga 7-19 vjeç në të 6 zyrat rajonale të FSHF. Po kështu luhen dhe ndeshjet e Kategorisë së Tretë.

Related posts

KUKËSI-LAÇI/ Të dyja ekipet do të kërkojnë të marrin maksimumin nga kjo sfidë (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

“TË GJITHA NDESHJET E MBETURA JANË SI FINALE”/ Mesfushori Murataj: Ja si e mbajmë kreun

Delo.autor

SFIDA NDAJ TEUTËS/ Si ka ndryshuar Partizani i trajnerit Daja nga sezoni i shkuar, formacioni i mundshëm

Delo.autor

Leave a Comment