Futboll Premier League

Mourinho: Kemi mposhtur kampionin dhe skuadrën që ndali Barcelonën

Jose Mourinho është shprehur shumë i lumtur me fitoren 2:1 të Manchester Unitedit kundër Chelseat në Old Trafford
Trajneri portugez ka lavdëruar lojtarët e tij, të cilët thotë se janë angazhuar maksimalisht dhe kanë zbatuar planin e tij.

Ai po ashtu tha se kanë mposhtur kampionin dhe skuadrën që luajti në mënyrë të shkëlqyeshme para disa ditësh ndaj Barcelonës.

“Mendoj se kemi mposhtur një skuadër fantastike. Për disa arsye, ata ishin kampion sezonin e kaluar. Për disa arsye ata luajtën ashtu si luajtën ndaj Barcelonës. Për disa arsye ata e ishin aq mirë ndeshjen dhe shënuan të parët”, tha fillimisht Mourinho gjatë konferencës për media.

“Ne kemi mposhtur një skuadër shumë të mirë dhe të mposhtësh një skuadër të mirë ju duhet të jeni të organizuar, ju duhet po ashtu të keni shpirt të përulur kur të gjithë punojnë, kur të gjithë luftojnë, kur të gjithë tentojnë të ndjekin planin. E përsëris, ne kemi mposhtur një skuadër shumë të mirë”.

Pas kësaj fitoreje United kthehet në vendin e dytë më 59 pikë, ndera Chelsea bie në vendin e pestë më 53 pikë.

Related posts

PRITET TË NISË AVENTURËN E RE/ Një tjetër shqiptar drejt kampionatit turk, Beshiktashi “hedh grepat” për yllin 20-vjeçar…

Delo.autor

Icardi buzëqesh, sulmuesi merr lajmin e madh në prag të Botërorit

Sadik.Autor

SYNON PËRFORCIME TË MËDHA NË VERË/ Juventus nxjerr në shitje dy lojtarë, kthen sytë nga klubi i Premier…

Delo.autor

Leave a Comment