Basketball Kosova

Prishtina mbetet pa humbje në këtë sezon në basketbollin e Kosovës

Sigal Prishtina ka shënuar fitore në kuadër të xhiros së njëzet të Ip Superligës së Kosovës në basketboll.

Prishtinasit kanë triumfuar para shikuesve të vetë kundër skuadrës së Boreas me rezultat 115-82.

Për asnjë minutë “Plisat” nuk treguan dobësi kundrejt basketbollistëve pejanë, të cilët vetëm në çerekun e tretë triumfuan me dy pikë epërsi

Në pjesën e parë, vendasit krijuan avantazh prej tetë pikëve, ku rezultati në semafor tregonte shifrat 46-38.

Edhe në pjesën e dytë, basketbollistët e të besuarit zëvendës trajnerit Andin Rashicës treguan lojë më të mirë duke shënuar fitore me epërsi prej 33 pikëve, 115-82.

Basketbollisti më efikas tek vendasit ishte Vejseli me 32 pikë ndërsa te mysafirët u dallua Hajzeri me 16 pikë.

Pas kësaj, Prishtina mbetet në pozitën e parë të renditjes tabelore me 40 pikë ndërsa Borea renditet në vendin e shtatë me 25 sosh. 

Related posts

“TRURI IM REFUZON TA PRANOJË”/ Vanessa Bryant flet për gjendjen e saj pas vdekjes së bashkëshortit dhe vajzës

Delo.autor

Incident në Shkup, grushta mes tifozëve maqedonas dhe shqiptarë

Q.Autor

MOMENTE TENSIONI/ Plas sherri në NBA, yjet e Lakersave përleshen me njëri-tjetrin (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment