Të tjera

​Probleme për Tahirin në Pyeongchang, mbetet pa ski

Albin Tahiri do të shkruajë historinë për Kosovën kur do të zbresë në pistë në Pyeongchang, duke qenë i pari sportist i vendit të tij që garon në Lojërat Olimpike Dimërore.

Ai është i vetmi kosovar që garon në këto lojëra dhe me krenari do të mbajë lart flamurin e Kosovës në momentin e ceremonisë së hapjes së Olimpiadës.

Por, kjo Olimpiadë nuk ka nisur pa probleme për të, pasi skitë e tij kanë humbur gjatë rrugës për në Korenë e Jugut.

“Kanë mbetur në Stamboll, por më kanë premtuar se do t’i sjellin në kohë, sepse më duhen për garën. Është paksa stresuese, por unë duhet të fokusohem te gara dhe të stërvitja dhe jam i sigurt se gjithçka do të shkojë mirë”, ka thënë Tahiri për Supersport.

Në anën tjetër Tahiri thotë se pjesëmarrja në Lojërat Olimpike është ëndërr e bërë realitet për të.

“Është një ëndërr që bëhet realitet për mua dhe për tërë familjen time, sepse ata investuan gjithçka kishin që unë të ndiqja ëndrrën time”.

“Besoj se pjesëmarrja ime në Olimpiadë është shumë domethënëse sepse sportistët në Kosovë përpiqen shumë, shpeshherë dhe me sakrifica për të qenë pjesë e kompeticineve të rëndësishme, dhe për t’u ndjerë të barabartë me kolegët e tyre në mbarë botën”, u shpreh ai në fund.

Related posts

FORMULA 1/ Shefi i Ferrarit i kënaqur: Arritëm objektivin, ky ishte maksimumi ynë

Delo.autor

Olympiacos sërish në krye, Valencia fiton derbin me Barcelonën

Q.Autor

FORMULA 1/ “Vettel mentor për mua”, djali i legjendës Schumacher: Ja çfarë kam trashëguar nga im atë

Delo.autor

Leave a Comment