Futboll

Habit Antonio Conte: Do vuajmë ndaj Barcelonës, ja kush është ekipi favorit

Trajneri i Chelseat, Antonio Conte, mendon se Barcelona është favorite për të vazhduar më tej në çerekfinalet e Champions League.

Italiani theksoi se skuadrën e tij e pret një 90-minutësh plot vuajtje në “Stamford Bridge” mbrëmjen e së martës, përballë katalanasve.

“E dimë që Barcelonës i pëlqen zotërimi i topit dhe kontrolli i lojës. Duhet të përgatitemi për të vuajtur kur nuk e kemi topin dhe të qëndrojmë të bashkuar. Kemi përballë lojtarë si Messi, Suarez, Iniesta… Nuk jemi favoritë. Në letër, Barcelona është favoritja”, tha Conte.

Kur u pyet se si mund të mbrohet Messi, trajneri i “Bluve” të Londrës u përgjigj: “Po flasim për lojtarin më të mirë në botë. E zgjidh ndeshjen i vetëm, nga hiçi. Duhet ta kemi kujdes, por mos ta heqim vëmendjen as nga Suarez. Duhet të punojmë të gjithë për t’i ndalur”.

Related posts

KËRKIMET VAZHDOJNË/ Shoku i Canës dhe Lenjanit, “kanarina” Sala në fluturimin fantazmë (FOTO)

Delo.autor

CHAMPIONS CUP/ REALI përmbys JUVENSTUSIN, RONALDO e ndjek nga…shtëpia (VIDEO)

Isa.Autor

PRANË SHKARKIMIT/ Katastrofë në “Old Trafford”, tifozët kundër Mourinhos (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment