Futboll

Henry zëvendëson Wengerin?

E ardhmja e Arsene Wenger në krye të stolit të Arsenalit është gjithnjë e më e paqartë. Ka zëra se vendin e 68 vjeçarit mund ta zw Thierry Henry.
Sipas asaj që raporton e përditshmja “Daily Mail”, trajneri francez nuk i është përgjigjur një pyetjeje mbi mundësinë që ky të jetë sezoni i tij i fundit te “Topçinjtë”, duke shtuar kështu zërat që e shohin atë larg Arsenalit, ose shumë pranë “lamtumirës” me londinezët.

Ndërkohë, i pyetur nëse mund të jetë ai pasardhësi i Wenger te “topçinjtë” e Londrës, krye golashënuesi i të gjitha kohërave, Thierry Henry është shprehur tepër entuziast, madje ka theksuar se “do të ishte një ëndërr”.

“Kam ende punë për të bërë me Belgjikën, por do të presin e të shohim se çfarë mund të ndodhë”, ka shtuar ish-sulmuesi i Juventusit dhe Francës për “Sky Sports”.

Aktualisht, Henry është pjesëtar i stafit teknik të Belgjikës.

“Do të ishte një ëndërr e bërë realitet për mua, por jam ende i impenjuar me Belgjikën. Nëse më intereson? Sigurisht, kush nuk do të donte të drejtonte Arsenalin?”, përfundon Henry.

Related posts

JUVENTUS-ROMA/ Kumbulla titullar përballë Ronaldos, të dyja skuadrat kërkojnë fitoren (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

“NUK MUND TË HUMBASIM MË TERREN”/ Mancini: I lumtur nga elozhet holandeze

Delo.autor

E PAZAKONTË/ Ishte duke folur në konferencë për shtyp, trajnerit i zhduket koka në mënyrë të çuditshme (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment