Bundesliga Futboll

Heynckes kritika Bayern: Skuadër me dy fytyra, loja nuk më bindi

Bayern Mynih fitoi 2-0 dje në fushën e Mainz, duke e çuar në 18 pikë avantazhin në Bundesliga karshi rivalëve më të afërt në renditje. Dy gola në pjesën e parë vulosën shpejt ndeshjen, duke bërë që skuadra bavareze të ulte ritmin në 45 minutat e dyta, duke rrezikuar të pësonte gol, gjë e cila nuk i pëlqeu aspak trajnerit Jupp Heynckes. Ai ka kritikuar skuadrën për lojën pavarësisht fitores, duke u shprehur i kënaqur vetëm me 3 pikët. “Në pjesën e parë luajtëm mjaft mirë, e dominuam takimin dhe merituam avantazhin, por pas pushimit loja jonë ishte si nata me ditën”, tha trajneri Heynckes.

Bayern feston fitoren 2-0 ndaj Mainz

Ne gabuam shumë në 45 minutat e dyta dhe i dhamë mundësi Mainz të na sulmojë dhe të na rrezikojë. Rivalët tanë patën shanse të mira shënimi në pjesën e dytë dhe mund të rrezikonim fitoren. Patëm edhe në raste shënimi që nuk i shfrytëzuam dhe në ndeshje të tilla, ndaj skuadrave që luajnë për të mos rënë nga kategoria, gabimet janë fatale, pasi mund të ndëshkohemi rëndë dhe humbasim pikë. Ishim shumë të avashtë, të përgjumur dhe kjo gjë nuk duhet të përsëritet më. Nga kjo sfidë marrim 3 pikët dhe asgjë më shumë”, u shpreh trajneri Yupp Heynckes.

Related posts

NDARJA ME WANDA NARA-N/ Zbulohet një prapaskenë në Argjentinë, ja kërcënimi që Icardi i ka bërë PSG-së…

Delo.autor

FORMACIONET ZYRTARE/ Egbo dhe Martini zgjedhin titullarët, mësoni rreshtimet në Tirana-Teuta

Delo.autor

LA LIGA/ E zbulon partnerja e trajnerit: Simeone refuzoi ofertë marramendëse të PSG-së

Sadik.Autor

Leave a Comment