Futboll Premier League

U akuzua për simulim, vjen reagimi i Kane

Harry Kane ka përgënjeshtruar aludimet me të cilat e kishte akuzuar dhe shënjestruar Virgil van Dijk, duke u kundërpërgjigjur: “Unë nuk kam ndërmend të hap rrugën, është futboll”. Sulmuesi i Tottenham u vu në qendër të furtunës për diskutimet që pasuan ndeshjen e luajtur në Anfield të dielën ndaj Liverpool, kur u akuzua për hedhje të simuluar për të fituar një penallti shumë të përfolur dhe të humbur, për të shndërruar më pas në gol një penallti të dytë, po aq të debatuar, e fituar në sekondat e fundit të kohës shtesë.

Blerja rekord e Liverpool, Van Dijk po turfullonte pas ndeshjes duke pretenduar dhe akuzuar se miqtë ishin bërë palë me arbitrat për të vjedhur një pikë në një supersfidë për vendet e sipërme të renditjes, duke u tërbuar nga taktikat antike të Kane. “Unë mendoj se ai simuloi në hedhje. Mund ta shohësh teksa Kane shtrihet qartësisht dhe askush nuk po flet për këtë gjë. Por mendoj se është hedhje e qëllimtë”, deklaroimbrojtësi më i shtrenjtë në botë.

Por ylli i Tottenham qeshi me akuzat, duke insistuar se ai bëri atë që do të bënte çdo sulmues në të njëjtën situatë, për shkak se portieri i Liverpool, Loris Karius u hodh te këmbët e futbollistit. I pyetur nëse u prek nga portieri, Kane u përgjigj: “Po. Ai u hodh, më zuri rrugën dhe unë jam futbollist, nuk do të kërcej për t’i hapur rrugën kundërshtarit, sepse është futboll. Përfundimisht unë kam ndjerë kontakt dhe kam rënë përtokë. Për penalltinë e Lamela’s mendoj se anësori shfaqi karakter të jashtëzakonshëm që e akordoi, sepse shumë ndodhi në rastin e penalltisë së parë, me atë në vëmendje, dhe ai që jep penalltinë e dytë… është vërtetë madhore, ishte penallti”, përfundoi Kane.

Related posts

Lamtumirë Chelsea, Morata zgjedh klubin e ri

Sadik.Autor

Arsenal nuk beson tek aftësitë e anglezit, menaxherët ia ofrojnë PSG

Sadik.Autor

Zbuloni cilat nacionalitete kanë luajtur më shumë ndeshje në Premierligë pa shënuar gol

Q.Autor

Leave a Comment