Bundesliga Futboll

Ish-ylli i Bayernit tregon recetën si thyhet hegjemonia e bavarezëve në Bundesligë

Ish-ylli i Bayern Munich, Stefan Effenberg, ka zbuluar një koncept të ri radikal që do të ndalte hegjemoninë e bavarezëve, duke e bërë më interesant kampionatin gjerman, që në shumicën e rasteve nuk ka histori dhe fitohet nga Bayern.

Pas një fillimi të dobët të sezonit, që solli edhe shkarkimin e Carlo Ancelotti, Bayern është pranë titullit të gjashtë radhazi në Gjermani, teksa ka 18 pikë avantazh ndaj skuadrave të tjera të kampionatit.

Duket se nuk do të ketë fund hegjemonia e Bayern, skuadrën me të cilën Effenberg fitoi tre herë radhazi titullin kampion, nga viti 1999 deri në vitin 2001 dhe ish-mesfushori mendon se struktura e Bundesligës duhet ndryshuar.

Bayern Munich ka fituar 14 nga 20 kampionatet e fundit në Gjermani dhe në nëntë raste ka realizuar “bis” trofesh duke fituar edhe Kupën e Gjermanisë

49-vjeçari mendon se 18 ekipet duhet të ndahen në dy grupe me nga 9 ekipe, që të luajnë vajtje-ardhje deri në muajin dhjetor.

Më pas, sipas Effenberg, katër vendet e para dhe e pesta më e mirë e të dyja grupeve duhet të vazhdojnë garën për titullin kampion në grupin elitë, ndërsa ekipet e tjera të konkurrojnë për mbijetesë.

Kjo strukturë do të thotë se titulli nuk do të vendoset para muajit mars, sepse në janar të gjitha skuadrat do ta nisin me zero pikë. Do të ishte interesante, sepse në muajt e parë të sezonit ekipet do të konkurrojnë për të qenë në grupin elitë, më pas do të ketë objektiva të reja në vartësi të asaj që do të kenë bërë deri në janar”, tha Effenberg.

Related posts

MILAN NË KRIZË TË THELLË/ Emisioni i famshëm italian jep çmimin “special” për Paolo Maldinin

Delo.autor

IBRAHIMOVIC SHQETËSON MILAN-IN/ Trajneri i Suedisë bën rrëfimin: Bisedova në telefon, po ju them…

Delo.autor

ASANI BASHKOHET ME EKIPIN NË STËRVITJE/ Trajneri Lerda në pritje të 5 futbollistëve të grumbulluar me kombëtaret, ja plani ndaj Vllaznisë

Delo.autor

Leave a Comment