Futboll

Igli Tare vendos çmimin për Milinkoviç

Sergej Milinkoviç Saviç është emri më i lakuar kur flitet për merkaton në Evropë dhe duket se më mirë se kushdo tjetër çmimin për serbin e di Igli Tare.

Në një intervistë përpara ndeshjes me Sassuolo në kampionat menaxheri shqiptar ka folur për mundësitë e shitjes së mesfushorit. ‘Ju e dini mirë që në verë refuzuam 70 milionë euro, të cilat tani janë shumë pak për të’. Gjatë javë është folur shumë për një interesim të Real Madrid për Milinkoviç. ‘Deri në këtë moment nuk kam asnje sinjal nga Real Madrid’, konfirmoi Igli Tare.

Në fund te sezonit Lacio do të humbasë me parametra zero holandezin De Vrij, që me shumë gjasa nuk do jetë i vetmi futbollist që do të largohet nga skuadra. ‘Ndonjëherë shitjet, nëse do te ketë, do të bëhen për të përmirësuar skuadrën që kemi ose për të zgjidhur probleme ekonomike. Për momentin nuk mendojmë për merkaton, por jemi të përqendruar në realizimin e objektivave’, tha Tare.

Related posts

KUPA E BOTËS/ Polonia kalon në avantazh ndaj Japonisë (VIDEO)

Sadik.Autor

U NGATËRRUA ME PERSONIN E GABUAR/ Futbollisti amerikan e pëson keq nga luftëtari i MMA (VIDEO)

Delo.autor

GOL DHE ASIST/ Futbollisti shqiptar dhuron spektakël në Zvicër (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment