Futboll La Liga Seria A

Milan përgatit kontratën anti-Juventus dhe Real Madrid

Skuadrat fituese nuk ndërtohen duke filluar nga sulmi, por nga mbrojtja. Këtë e ka bërë Juventus që me “BBC” ka fituar gjashtë tituj radhazi në kampionat. këtë duket se e ka kuptuar dhe Milan, me kuqezinjtë që kanë filluar ta shijojnë gjashtë muaj më pas investimin e bërë për Leonardo Bonuçi-n, i cili po ndihmon shumë edhe Alessio Romagnoli-n.

Rendimenti i këtij të fundit nën drejtimin e trajneri Gattuso është shumë i mirë, aq sa ai konsiderohet si një nga shtyllat e ardhshme të Italisë, por që mund të jetë edhe një nga më të kërkuarit e merkaton së verës. Sytë e Real Madrid janë drejtuar nga ai, por rreziku më i madh për MIlan vjen nga Juventus.

Në fakt, nuk kanë kaluar pa u vënë re elozhet e vazhdueshme të trajnerit Allegri, teksa bardhezinjtë vazhdojnë ta ndjekin lojtarin dhe verën e ardhshme mund të bëjnë një ofertë të rëndësishme (35/40 milionë euro) për t’ia marrë 22-vjeçarin “Djallit”.

Gjithsesi, kuqezinjtë kanë dhënë një mesazh të qartë kur kanë refuzuar 50 milionë eurot e refuzuara nga Chelsea verën e kaluar. Një mesazh që klubi është gati ta përsërisë në muajt e ardhshëm. Fassone dhe Mirabelli, në fakt, kanë një plan për ta blinduar qendërmbrojtësin dhe të mbrohen nga sulmi juventin.

Po studiohet një rinovim i kontratës (aktualja skadon në 2020-ën) me një rritje të ndjeshme të rrogës, që për momentin është 2 milionë euro. Romangoli është një nga më të mirët e Milan në fushë dhe shumë shpejt do të shpërblehet edhe jashtë saj me një kontratë të re. Juventus është paralajmëruar.

Related posts

Real Madridi zgjedh mes Lewandowskit dhe Kane

Q.Autor

SKANDAL/ Kampioni i botë pjesë e mafias italiane, ja dënimi për të

Isa.Autor

SFIDA NDAJ VLLAZNISË/ “Buzëqesh” Shkëmbi, titullari i Dinamos gati për ndeshjen

Delo.autor

Leave a Comment