Të tjera

Incidenti “hot” gjatë Olimpiadës, patinatores i del gjithçka sheshit

Gjatë garës së patinazhit artistik në çift në Lojërat Olimpike dimërore “Pyeongchang 2018”, patinatores franceze Gabriella Papadakis i ka ndodhur një incident “hot”. Kostumi i veshur ka qenë shumë i hapur dhe për një moment gjoksi i saj ka dalë jashtë. Duket se kostumi nuk ka qenë shumë i përshtashëm për skiatoren, që e ka parë veten në siklet gjatë garës.

Gjatë garës, pjesa e sipërme e kostumit është zbërthyer dhe në disa raste skiatorja është përpjekur të mbulojë gjoksin edhe pse vazhdonte garimin. Ky është incidenti i dytë që ndodh në këtë Olimpiadë me patinatoret femra gjatë garës së konkurrimit të patinazhit artistik, pas atij me patinatoren vendase pak ditë më parë.

Gabriella Papadakis është dy herë kampione e botës dhe e Europës në këtë disiplinë, një nga patinatoret favorite për medaljen e artë edhe në Olimpiadën koreane. Ajo garon së bashku me kolegun e saj Guillaume Cizeron.

  

Related posts

E ÇUDITSHME/ Blejnë në ankand magazinën e braktisur, gjejnë sende personale të Kobe Bryant

Delo.autor

PAMJE TË RËNDA/ THYEN KËMBËN gjatë maratonës por s’tërhiqet, këmbadorazi deri në…(FOTO+VIDEO)

Isa.Autor

E BUJSHME/ Kërcënoi me jetë ish-të dashurën e tij, mandat arresti për yllin e NBA-së…

Delo.autor

Leave a Comment