MMA Të tjera

Video / Cerrone fiton me nokaut ndeshjen më “paqësore” të historisë së UFC

Dy luftëtarët e peshës ‘welter’ në UFC, Donald Cerrone dhe Yancy Medeiros janë përballur në orët e para të mëngjesit në UFC Fight Night 126 në Frank Erwin Center të Auston, Texas.

Për të parën herë në karrierën e tij të gjatë, Cerrone u fut në kafaz pas një ecurie të tejzgjatur humbëse. Nuk ishte akoma e qartë nëse kjo ecuri negative vinte nga luftëtarët e elitës me të cilët ishte përballur, apo ishte në rënie, por Cowboy vërtetoi se ka akoma për të dhënë në karrierën e tij.

Ishte Medeiros ai që e nisi me vrull të madh teksa Cerrone-s i duheshin dy minuta për të kapur ritmin e çuditshëm të kundërshtarit. Por më pas, dy minutat e fundit ishin mjaft argëtuese.

Një moment Medeiros bie në tokë por Cerrone nuk e mbyll ndeshjen duke e lejuar të ngrihej sërish në këmbë pasi u duk sikur kishte rrëshqitur. Një gjest prej kampioni nga Cerrone, i cili i përqafua nga kundërshtari i tij në mes të kafazit.

Në sekondat e fundit të ndeshjes erdhi nokauti. Pasi të dy luftëtarët po shkëmbenin grushte me njëri-tjetrin, Cerrone e godet Medeiros me një të djathtë trullosëse duke e rrëzuar në tokë,. Më pas ai vazhdon ta grushtojë përpara se arbitri Herb Dean t’i jepte fund vetëm dy sekonda përpara se të përfundonte raundi i parë.

https://www.youtube.com/watch?v=gjC1Q7Q4P2A

Related posts

“TË LUTEM ZOT…JO…”/ Nga Barça, Reali te Kevin Love, reagimet e botës së sportit për Bryant

F.autor

PRITET TË TËRHIQET NGA SPORTI/ Majlinda Kelmendi pensionohet sot me ceremoni shtetërore

Delo.autor

Dështimi i Mercedes vjen për shkak të vajit të motorit

Sadik.Autor

Leave a Comment