Futboll Seria A

Ish portieri i Romës: Alisson vlen €70 mln, PSG, Real e Barça nuk refuzohen!

Në këtë sezon mes ulje e ngritjeve për Romën, me siguri i vetmi që ka mbajtur një rendiment konstant në formë optimale ka qenë portieri i verdhekuqëve, Alisson Becker. Portieri Brazilian është shndërruar në gurin e çmuar të skuadrës romane dhe tashmë po merr vlerësime maksimale nga kampionët më në zë në rolin e tij, sikurse Dino Zoff, apo edhe kolegë dhe bashkëkombas. Nuk ka bërë përjashtim as ish-portieri i Romës, veterani Julio Sergio.

“Rendimenti i Alisson nuk është një surprizë për mua, i mjaftoi vetëm periudha e përshtatjes në Itali, këtë vit po shkëlqen, ka marzh të lartë përmirësimi. Normalisht të qëndrojë te Roma është e vështirë nëse do të paraqiten oferta si ato nga PSG, Real Madrid apo Barcelona. Bëhet e vështirë tu thuash jo. Nëse të bëjnë oferta faraonike është e drejtë që t’i dëgjosh, edhe për të mirën e klubit”, vijon ish-portieri.

“Nuk është një zgjedhje e lehtë për Alisson, që ndihet mirë te Roma, në një klub të rëndësishëm, por nëse ofrohet ndonjë skuadër elitoare, vështirë të refuzohet. Besoj se vlera e tij është mes 50-70 milionë euro. Me siguri mund të jetë nga më të paguarit në rolin e tij, kuptoj që tifozeria dëshiron që të qëndrojë, por nëse duhet të krijosh një strukturë fituese, një klub të fortë, Roma duhet ende të arrijë në ato nivele”, deklaroi Julio Sergio nga qendra stërvitore “Suono Sport”.

Related posts

“CR7 ËSHTË NJË LEGJENDË”/ Mourinho: Shpresoj të largohet nga Italia, duhet të më lërë të qetë

Delo.autor

TIRANA-PARTIZANI/ Ja kush kuotohet favorit nga kompanitë e huaja të basteve

Delo.autor

REVOLUCION TOTAL TEK SERIE A/ Kalendari bëhet asimetrik si në Premier dhe La Liga, por me një tjetër ndryshim

Delo.autor

Leave a Comment