Basketball Të tjera

Lakers u fut frikën rivalëve, mund edhe Oklahomën, fitojnë Golden State e Boston

Golden State rikthehet te fitorja në kampionat, pas triumfit 121-103 ndaj Dallas, takim që u fitua me meritë nga skuadra kampione e NBA-së. Pas 3 periodash të ekuilibruara, ku të dyja ekipet dueluan fort për fitore, në të katërtën erdhi shkëputja e skuadrës së Warriors, ku u dalluan Durant me 24 pikë e Curry me 20. Fiton edhe ekipi i Boston, që mposhti 110-104 Washington jashtë fushe pas kohës shtesë, takim ku suksesi i ekipit mik u vendos në minutat e fundit. Te Washington mungoi lojtari lider, por kolektiviteti mbajti në lojë ekipin deri në fund, ndërsa për Boston u dallua Irving me 28 pikë, më i miri në fushë.

Një moment të mirë në kampionat po kalon skuadra e Lakers, që mposhti 106-81 Oklahomën, që e dominoi takimin, duke korrur një fitore që e mban në garë për një vend në play off. Pope me 20 pikë e Ingram me 19 bënë diferencën në fushë për Lakers, ndërsa për Oklahomën u ndie mungesa e Westbrook. Pas kohës shtesë fiton Portland, që mundi 109-103 Charlotte, ndeshje me rivalitet dhe emocione, ku diferencën në parket e bëri Nurkic, me 24 pikë e 14 rebaund. në sekondat e fundit fitoi Orlando, që mundi 100-98 Atlantën (Fournier 22 pikë), ndërsa Toronto mposhti 113-88 Neë York, falë Valancinunas (18 pikë e 10 rebaund).

REZULTATET E SOTME

Orlando – Atlanta, 100-98

Toronto – New York, 113-88

Washington – Boston, 104-110

Portland – Charlotte, 109-103

Golden State – Dallas, 121-103

Lakers – Oklahoma, 106-81

Related posts

“TOKIO 2020″/ Nga Petrov tek Calja, performanca e Shqipërisë në Lojërat Olimpike (RENDITJET)

Delo.autor

TENIS/ Novak Djokovic përmbys Tsitsipas dhe triumfon në “Roland Garros”

Delo.autor

ZYRTARE/ Katari hyn në kalendarin e “Formula 1”, në Losail garohet më 21 nëntor

Delo.autor

Leave a Comment