Futboll

Ish-sulmuesi i Marsejës nënshkruan me skuadrën shqiptare…

Gai Gnabou pritet të jetë goditja e madhe e Teutës në merkaton e verës.

Klubi durrsak ka regjistruar në FSHF sulmuesin francez dhe tashmë pret vetëm federimin e tij për të konfirmuar gjithçka, raporton Panorama sport.

28-vjeçari, i lindur në Marsejë dhe për më tepër numëron 5 ndeshje me Olimpikun e Marsejës në vitet 2007-2010, ka vijuar karrierën në Finlandë, Greqi dhe Maltë.

Shtatë vite më parë sulmuesi ka qenë pjesë edhe e Kombëtares U-21 të Francës. Së fundmi, Gnabou ka luajtur me Trokua Junajtid në divizionet e ulëta të futbollit anglez.

Related posts

LAJM I BUJSHËM NGA SPANJA/ Interi i bën ofertë Mesit

Delo.autor

PROBLEME NË TENDINË/ Milani në ankth për titullarin e padiskutueshëm

F.autor

E ARDHMJA PO NDËRTOHET NË TË TASHMEN/ Milani vendos rekord në 2019, ja statistikat e frikshme

Delo.autor

Leave a Comment