Futboll

Kovacic mund të rikthehet në Itali në verë, ja cili klub e dëshiron

Mateo Kovacic mbeti pjesë e skuadrës spanjolle Real Madrid gjatë afatit kalimtar të janarit.

Për mesfushorin kroat kishte shumë interesime nga skuadrat e mëdha evropiane por Reali nuk gjeti dot zëvendësim të tij.

Kjo ka bërë që lojtari kroat të mendojë largimin nga Madridi gjatë afatit kalimtar të verës.

Calciomercato shkruan se drejtori sportiv i Romës, Monchi është duke punuar për transferimin e Kovacicit në Romë.

Roma po mendon të dërgojë një ofertë rreth 35 milionë euro për ta bindur Realin që ta lë të lire Kovacicin.

Në garë për lojtarin janë edhe skuadrat tjera italiane si Inter, Milan dhe Juventus.

24-vjeçari u kërkua edhe nga skuadrat angleze si Liverpool, Manchester United dhe Arsenal.

Kovacic në rast se pranon të transferohet te Roma atëherë për të do të ishte një rikthim në kampionatin Italian ku më parë ka luajtur për Interin.

Related posts

TRONDITET KLUBI I MADH I EUROPËS/ 11 lojtarë rezultojnë pozitiv me koronavirus para ndeshjes në Champions

Delo.autor

“PA TY GJITHÇKA DO TË KISHTE…”/ Casillas tërhiqet nga futbolli, Buffon i dedikon një mesazh falënderimi!

Delo.autor

SHKËLQEU NË BOTËROR/ Çmendet REALI, ofron 50 milionë euro dhe BALE për yllin 27-vjeçar

Isa.Autor

Leave a Comment