Futboll

Ish-trajneri i Inter dorëzohet: Jam një humbës, ndërsa Mourinho fiton gjithçka

Hector Cuper, ish-trajner i Inter dhe trajneri aktual i Egjiptit, ka folur për “Nacion”: “Më kanë thënë se jam një humbës dhe unë jam përgjigjur se kanë të drejtë. Po, jam një humbës i finaleve”, ka thënë Cuper.

“Mund të them se një ekip pa eksperiencë, si Valencia, është përballur në finale me Bayern dhe më pas me Real Madrid, ekipi që ka fituar më shumë Champions. Dhe kur drejtoja Mallorca-n kemi luajtur kundër Lazio-s së Vieri-t dhe Nedved”.

“Çfarë tjetër mund të them? Mund ta pëlqeni ose jo, por Mourinho ka një aftësi të jashtëzakonshme: fiton gjithçka. Unë nuk e kam këtë aftësi. Një gjë është të shkosh në finale, një tjetër është ta fitosh atë”.

Related posts

KËRKESA E “ÇMENDUR” E ALABAS/ Bayern nuk plotëson dëshirën e mbrojtësit

Delo.autor

3 GOLA NË 13 JAVË KAMPIONAT/ Zbulohet plani i agjentit Raiola, ideohet shkëmbimi i “Bomberit” Piatek me…

Delo.autor

NIS PUNA PËR MERKATON TEK PARTIZANI/ Të kuqtë synojnë dy goditjet e bujshme. Ja prapaskenat

Delo.autor

Leave a Comment