Futboll Seria A

Marotta: Allegri është një nga trajnerët më të mirë në qarkullim!

Juventus luajti kundër Fiorentina në Firence dhe fitorja i jep mundësinë të ngjiten përkohësisht në krye të Serie A, në pritje të ndeshjes së nesërme në “San Paolo”, Napoli kundër Lazio. Sfida në distancë vazhdon ende. Këto kanë qenë fjalët e drejtorit sportiv të bardhezinjve Beppe Marotta: “Ne duam të fitojmë titullin e shtatë radhazi dhe kjo do të na bëj të ndihemi legjenda. Për ne do të ishte një arritje e jashtëzakonshme dhe jemi gati të përballemi me realitetin që thotë se Napoli është rivali ynë kryesor për vendin e parë. VAR? Kemi marrë më shumë penallti sivjet me të, sesa vitin e kaluar pa VAR. Unë jam dakord me moviolën sepse minimizon gabimet.”

Italian head coach Massimiliano Allegri (L) of Juventus Fc with Beppe Marotta during Juventus’ training session at Vinovo Sports Center in Turin, 29 September 2015. Juventus will play tomorrow against Siviglia in a Champions League soccer match. ANSA/ ALESSANDRO DI MARCO

Sipas Marotta, Allegri është trajneri i duhur për Juventus dhe nuk i kursen lavdet për teknikun që kishte ndeshjen e tij numër 200 në Serie A: “I ardhur mes skepticizmit të përgjithshëm, pas largimit të Conte ka treguar se është një nga trajnerët më të mirë në qarkullim në nivel europian, për të mos thënë më i miri. Eshtë një profesionist shumë i aftë. A do të jetë Marchisio me ne edhe vitin tjetër? Unë mendoj dhe besoj se ai nuk do të largohet. Nuk ka asgjë që më bën të mendoj të kundërtën. Ghoulam? Më vjen keq që u dëmtua sërish sepse duam ta mposhtim Napolin me organikën e plotë. Duam t’i mundim të kompletuar dhe jo të përgjysmuar.”

Related posts

SFIDA NDAJ SKËNDERBEUT/ Atmosferë festive tek “Demat e Kuq”, shikoni çfarë ndodh në stërvitje… (FOTO)

Delo.autor

NGA MANÇINI-BALOTELI TEK ALEGRI-BONUÇI/ Ja të gjitha përplasjet në ekip

Sadik.Autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Sheikët 1 miliardë euro në tavolinë familjes Zhang për Interin. Zbulohet takimi i fshehtë

Delo.autor

Leave a Comment