Futboll Seria A

Kalimi tek Benevento, Sagna zbulon arsyet pse zgjodhi klubin italian

Ish-mbrojtësi i Arsenalit dhe Manchester City-t, Bacary Sagna i është bashkuar klubit italian Benevento deri në fund të sezonit. Aktualisht ata janë në fund të Serie A në fushatën e tyre të parë në sallonin e madh të futbollit italian, duke grumbulluar vetëm shtatë pikë nga 22 ndeshjet e tyre deri më tani. Sagna, 34 vjeç, ka qenë një lojtar i lirë pasi City nuk i rinovoi kontratën në fund të sezonit të kaluar. Francezi pranoi se kishte pasur oferta nga klubet anembanë botës, por vendosi të bashkohej me Beneventon për arsyet e futbollit.

“Në muajt e fundit, kam pasur disa oferta nga klubet në ligat më të mëdha në Angli, Francë, Spanjë, Turqi, MLS si dhe në Itali. Megjithatë, ato nuk ishin lëvizjet e duhura për mua apo për familjen time”, tha Sagna për “FootballFancast.com”.

“Transferimi tek Benevento nuk ishte një lëvizje që e bëra për arsye financiare. Unë mund të kisha shkuar në shumë klube të tjera, shumë prej të cilëve më kishin ofruar shumë më tepër. Karriera ime për dekadën e kaluar ka qenë në nivelin më të lartë. Ajo që më ofron Benevento është mundësia për të përfaqësuar humbësin dhe për të luajtur për një klub, historia e të cilit është aq e bukur”, vazhdoi francezi.

“Në një epokë kur futbolli është bërë më shumë një biznes në shumë klube, sesa një sport i vërtetë, Benevento përfaqëson zemrën dhe shpirtin e asaj, që duhet të ketë një klub futbolli. Pasioni, zemra, shpresa, gëzimi, dashuria dhe filozofia janë mëshirimi i këtij klubi, që përputhen me atë që unë mendoj për jetën”, deklaroi 34-vjeçari. /EDS/

Related posts

Shënoi një EUROGOL ndaj Alaves, shihni çfarë shkruan Messi pas ndeshjes

Q.Autor

VLLAZNIA-KUKËSI/ Mungesë e rëndësishme për Brdariç, titullari i “Verilindorëve” humbet sfidën

Delo.autor

“Unë e transformova Ronaldon. Kjo është ajo që s’duhet të bëjë tek Juventus”

Isa.Autor

Leave a Comment