Shqipëri

Kamza akuzon: Arbitër me ‘telekomandë’ për Skënderbeun, UEFA dhe FIFA vonojnë, por nuk harrojnë

Ekipi i Kamzës nuk ka qenë aspak i kënaqur nga vendimet e arbitrit Laver Alla në ndeshjen e sotme ndaj Skënderbeut.

Pas ndeshjes, trajneri Ndreu e shprehu hapur indinjatën e tij, ndërkohë që pak më vonë ka reaguar edhe faqja zyrtare e Kamzës.

Ata e kanë quajtur arbitrin si “telekomandë” dhe hedhin dyshime edhe mbi personat që mund ta kenë përdorur Allën.

Reagimi i klubit të Kamzës:

“Duke pare arbitrimin e sotem te gjyqtarit “telekomand” Laver Alla, klubi yne ndjen si detyre te sensibilizoje opinionin sportiv lidhur me kete gjyqtar kamikaz.

Nuk eshte aspak cudi te te munde Skenderbeu, por cudi eshte te mund ekipi ne fjale me ndihmen e arbitrave.

Lind pyetja: Kush e dergoi kete kamikaz ne Kamez? Ishte pulti i telekomandimit ne Korce, ne Tropikal apo nga ndonje qytet tjeter?

Na vjen keq qe arbitri te behet protagonist ne nje gare te bukur sportive, ku te gjithe po defreheshin duke pare nje futboll te bukur nga te dyja kampet.

Na ka mundur edhe Luftetari ne shtepi, por askush s’ka reaguar, madje u kemi dhene doren kundershtarit duke e uruar per fitoren, sepse arbitri nuk ishte protagonist.

Kerkojme nga FSHF te hetoje kete arbitrim tendencioz, i cili na demtoi me vendimet e tij, si ne rastin e faullit te Radasit, ne formimin e aksionit te golit te pare per ekipin korcar.

Ne e kuptojme se dikujt nuk i pelqen renditja e skuadres se Kamzes, dikush verbohet nga kjo ecuri, por jane pike qe i kemi grumbulluar me gjak e djerse dhe askush s’mund dhe s’duhet te tallet me ne…

Por gjithsesi, ndaj cdo padrejtesie ka Zot lart ne qiell qe merr hak dhe UEFA e FIFA qe vonojne, por nuk te falin ne ndeshkimet e tyre”.

Image

Related posts

Armir Grima: Merkatoja e Vllaznisë të ngroh

Q.Autor

E FRIKSHME/ Mbrëmja e Champions, shikoni foton “horror” të Lorik Canës

Isa.Autor

FRANCË-SHQIPËRI/ Kombëtarja synon rezultat pozitiv kundër “gjelave” (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment