Bundesliga Futboll

Kjo deklaratë e Jupp Heynckes nuk do t’u pëlqejë tifozëve të Bayernit

Jupp Heynckes beson se Real Madridi, Barcelona, PSG dhe disa skuadra angleze janë favorite këtë sezon në Ligën e Kampionëve.

Por, edhe pse nuk e përmend Bayern Munchen, ai thotë se ata dëshirojnë të vazhdojnë traditën e skuadrës gjermane në Europë.

Skuadra e tij nesër do të takohet me Besiktas në “Allianz Arena”, në kuadër të ndeshjes së parë të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve.

“Parashikimi i gjërave nuk është i lehtë, sepse ka shumë skuadra të mëdha me traditë në këtë garë”, tha Heynckes gjatë konferencës për mediat.

“Real Madrid, Barcelona dhe PSG janë favorit në këtë garë, por ne duam të vazhdojmë traditën. Po ashtu janë edhe pesë skuadra angleze, të cilat kanë investuar shumë gjatë verës së kaluar dhe gjatë dimrit”, tha në fund gjermani.

Related posts

LIVERPOOL SI “FRYMËZIM”/ Tottenhami për mrekullinë në “Johan Cruiyff Arena”

Delo.autor

GATI PËR SUPERIOREN/ Shkëlqen Partizani: Fiton trofeun në triangolaren e Durrësit

Isa.Autor

NGA COPA LIBERTADORES NË KATEGORINË SUPERIORE/ Rrëfimi i Dominguez: Largimi nga Partizani? Fola me klubin dhe…

Delo.autor

Leave a Comment