Futboll

Klubi gjigant i fiksuar pas Griezmann, ofron para dhe një lojtar në shkëmbim

Barcelona është e gatshme të ofrojë Andre Gomesin në kuadër të një marrëveshjeje të mundshme për sulmuesin e Atletico Madridit, Antoine Griezmann, sipas Diario Gol.

Gjiganti katalanas mbetet i përkushtuar ta përforcojë edhe më shumë sulmin dhe pritet që në verë ta bëjë një ofertë për francezin.

Gomes, i cili nuk po mund të përshtatet me stilin dhe shpejtësinë e lojës në “Camp Nou”, i ka ditët e numëruara në Barcelonë.

Edhe pse klauzola e lirimit të Griezmannit prej 100 milionë eurove është e përballueshme për Barçën, përfshirja e Gomesit në marrëveshje do të nënkuptonte dy gjëra: pagesë më e ulët për blerjen e tij dhe shmangie të bonuesve.

Related posts

TRAJNERI REJA NDRYSHON SËRISH SKEMËN/ Ja risia e madhe në formacion ndaj Moldavisë

Delo.autor

LIVERPOOL I “FAL” MESFUSHORIN/ Okazion financiar për Barcelonën

Delo.autor

I PAMËSHIRSHËM/ RONALDO shënon edhe në ndeshjen e dytë me JUVENTUSIN

Isa.Autor

Leave a Comment