Champions League Futboll Sport

DUELI NË CHAMPIONS/ Man United-Juventus dhe një histori me Zidane në “Old Trafford”

Zinedine Zidane ka qenë gjithmonë një admirues i madh i Sir Alex Ferguson. Kjo është një nga arsyet, që shtypi anglez ishte në favor të teorisë se francezi mund të bëhej trajneri i ardhshëm i Manchester United, nëse shkarkonte Jose Mourinhon. Me siguri, admirimi sot është i ndërsjellë, por nuk ishte gjithmonë kështu.

Vizita e Juventusit në “Old Trafford” është një kohë e mirë për të kujtuar një nga momentet më frustuese të klubit anglez. Dhe kjo ka të bëjë me Alex Ferguson, i cili ka disa gabime në karrierën e tij, si ai në mes të viteve ’90, kur refuzoi nënshkrimin me Zidanen e ri, që ishte asokohe te Bordeaux dhe filloi të bëjë emër në skenën ndërkombëtare.

Në fakt, pak mund të dyshonin asokohe se francezi, vite më vonë, do të bëhej ndoshta më i madhi në historinë e futbollit, në rolin e tij. Pavarësisht se syve të tij nuk i shpëtonin kollaj të rinjtë e talentuar në futboll, Ferguson ishte arsyeja e vetme, pse Zidane nuk përfundoi “Djall i Kuq”, një operacion që mund të kishte ndryshuar historinë e disa klubeve.

Klubi anglez, si dhe disa skuadra të tjera europiane ishin vënë në gjurmët e “magjistarit” të Marseille, i cili në atë kohë ishte rreth 24 vjeç, por kur operacioni dukej gati për t’u mbyllur, ishte Ferguson, që e ndali atë.

Skocezi përjashtoi nënshkrimin e Zinedine Zidane, në mënyrë që të mos dëmtojë yllin e tij të madh, Eric Cantona. “Mbreti Eric” ishte atëherë gati për t’u kthyer në fushë, pasi vuante nga një dënim 8-mujor. Talenti i ri francez luante në të njëjtin pozicion me Cantona, ndaj blerja e Zidanes mund të kishte ndikuar negativisht, sipas Ferguson.

Pjesa tjetër është histori. Zidane përfundoi te Juventusi, skuadër me të cilën luajti dy finale të Ligës së Kampionëve, më pas e arriti lavdinë te Real Madridi, me golin e tij antologjik në Glasgow.

Related posts

E BUJSHME NGA SPANJA/ Barcelona fillon bisedimet për të rikthyer Messin në “Camp Nou”

F.autor

NDESHJA TIRANA-KASTRIOTI/ Arbitrat çështje delikate, ja zgjedhja e FSHF për këtë sfidë

Delo.autor

JO VETËM FUTBOLL/ Por edhe merkato, Hysaj shumë pranë Romës

Delo.autor

Leave a Comment